Nën patronazhin e Lartë të Presidentit të Republikës
Me rastin e Javës XX të Gjuhës Italiane në Botë (SLI), Instituti Italian i Kulturës, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, paraqet mbi 50 histori të ilustruara, të ideuara e vizatuara nga autorët më të rëndësishëm italianë, me qëllim jo vetëm fuqizimin e traditës së shquar italiane të vizatimeve humoristike, por edhe theksimin e rëndësisë edukative, promovuese dhe informative të ‘artit të nëntë’.
Itinerari i ekspozitës përbëhet nga katër etapa:
1) 12 histori të ilustruara nga 51 albumet e Fumetti nei Musei (LRNZ, Zuzu, Bianca Bagnarelli, Roberto Grossi, Vitt Moretta, Altan);
2) 10 histori të ilustruara nga albumi Comics & Science (Zerocalcare, Gabriele Peddes, Giovanni Eccher, Andrea Scoppetta, Diego Cajelli, Giuseppe Palumbo);
3) 7 histori të ilustruara të disa prej autorëve kryesorë të Coconino Press (Davide Reviati, Fulvio Risuleo, Antonio Pronostico, Gipi, Manule Fior, Francesco Cattani, Paolo Bacilieri, Ratigher);
4) 12 histori të ilustruara nga Hugo Pratt, 8 histori të ilustruara nga Vittorio Giardina dhe 2 nga Leo Ortolani
Ekspozita u realizua falë mbështetjes dhe bashkëpunimit të: MAECI, MiBACT – Centro per i Servizi educativi, Coconino Press; CNR – Comics&Science, Symmaceo; Hugo Pratt © CONG sa, Zvicër, Lizard Rizzoli, Feltrinelli.
Vizita në ekspozitë është falas, por lutemi të vini re se respektimi i rregullave për parandalimin dhe përhapjen e Covid-19, do të jetë i detyrueshëm: vendosni maskë, ruani distancën dhe shmangni çdo kontakt fizik mes njerëzve, si shtrëngime duarsh, përqafime, etj.