Sotto l’Alto Patronato del Presidente della Repubblica
Java e Gjuhës Italiane në Botë është një ngjarje kulturore ndërkombëtare e promovuar nga rrjeti kulturor dhe diplomatik me qëllim promovimin dhe përhapjen e gjuhës italiane. Tema e edicionit të njëzetë është “Italishtja midis fjalëve dhe imazhit: mbishkrime, ilustrime, vizatime humoristike”, si forma shprehëse që shpalosin gjuhën italiane përmes imazheve, me një theks të veçantë tek vizatimet humoristike.
Janë organizuar disa ngjarje (webinar) për studentë të italishtes dhe për një audiencë më të gjerë. Në qytetet e Pejës dhe Gjakovës, do të mund të njiheni me disa nga historitë e ilustruara të autorëve më të rëndësishëm italianë të vizatimeve humoristike, ndërsa Muzeu Kombëtar i Prishtinës do të tregojë përmes historive të ilustruara dhe momenteve shpjeguese, koleksionin e jashtëzakonshëm të 51 albumeve të ‘Vizatime humoristike në Muze’.
PEJË
Personazhet më të famshëm të stripave italianë të vizatuar nga studentët e Shkollës së Artit Odhise Paskali
dhe city light me Vittorio Giardina, Hugo Pratt, Giuseppe Palumbo, Zerocalcare, Leo Ortolani e shumë të tjerë.
PRISHTINË
Stripat në Muze në Muzeun Kombëtar të Kosovës 10 nëntor – 10 dhjetor 2020
GJAKOVË
Histori të ilustruara nga Vittorio Giardina, Hugo Pratt, Leo Ortolani e Roberto Grossi
TAKIME UEBINARE
4 nëntor h 15:00 – 16.30
Diskutime për strupin italian me Gani Jakupin, Stefano Casini e Majlinda Bregasin
5 nëntor h 18:00 – 19.30
Muzeu, stripi, videoloja. Tre përbërës për një recetë për përfshirjen e publikut, me Veronica Carpita dhe Majlinda Bregasin
6 nëntor h 18:00 – 19.30
Stripi mes artit dhe historisë me Alberto Pagliaro
12 nëntor h. 14:30 – 16:30
Italishtja në stripa: historia dhe evolucioni me Giorgia Cantele
https://ambpristina.esteri.it/ambasciata_pristina/it/