Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të bashkëpunojë me Queer Film Marathon Tirana në edicionin e pestë të tij, me prezantimin e filmit:
“Nata per te” nga Fabio Mollo
Me: Pierluigi Gigante, Teresa Saponangelo, Barbora Bobulova, Alessandro Piavani
Dramë l Itali, 2023 l kohëzgjatja 113 minuta
“Nata per te”, film me regji nga Fabio Mollo, tregon historinë e Lukas dhe Albas, një burrë dhe një vajzë e vogël që kanë shumë nevojë për njëri-tjetrin, edhe pse bota nuk është ende gati t’i shikojë së bashku. Alba e vogël ka sindromën Down dhe është braktisur në spital menjëherë pas lindjes. Gjykata e Napolit kërkon një familje që mund të kujdeset për të. Luka është beqar, katolik dhe homoseksual. Ai ka dashur gjithmonë të bëhet baba dhe përpiqet të marrë me çdo mënyrë kujdestarinë e Albës, duke luftuar fort.
Që Luca të merret qoftë edhe në konsideratë, shumë familje të konsideruara “tradicionale” do të duhet të heqin dorë nga kujdestaria e vogëlushes. A mundet një vajzë e vogël e refuzuar nga bota që nga lindja e saj, të bëhet çmimi i jetës?
Queer Film Marathon Tirana, tashmë në edicionin e tij të pestë, është një festival ndërkombëtar kushtuar kinemasë queer, i cili do të prezantojë shfaqje filmash dhe dokumentarë në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit. Ky aktivitet synon të bashkojë njerëzit përmes artit, duke i dhënë zë historive dhe përvojave të komunitetit LGBTQ+. Përmes një përzgjedhjeje të gjerë filmash artistikë, dokumentarë dhe filmash me metrazh të shkurtër nga regjisorë të ndryshëm, Queer Film Fetsival inkurajon një qasje globale, duke treguar fuqinë e artit për të nxitur ndryshimet shoqërore dhe bashkuar komunitetet. Një nga tiparet dalluese të festivalit janë tryezat e rrumbullakëta me regjisorë, aktorë dhe aktivistë, të cilat shërbejnë si një platformë për t’u thelluar në temat e trajtuara nga filmat, si dhe për të diskutuar sfidat e rëndësishme me të cilat përballet komuniteti queer dhe mbështetësit e tij.
…………………………..
12.10.2024 ora 18:00
Qendra e Artit Agimi – Bulevardi Bajram Curri, Tiranë
Hyrja e lirë