Mbështetur nga IIC Tirana, Universiteti i Arteve në Tiranë dhe Shoqata Italiane e Muzikantëve Jazz
Francesco Caligiuri (rezidencë në Tiranë 16/10 – 16/11/2024) – Saksofonist dhe kompozitor, parapëlqen përdorimin e saksit bariton, saksit soprano, klarinetës bas dhe flautit të ëmbël.
Filloi të luante saksofon që në moshë të re, duke u diplomuar në vitin 2012 në saksofon klasik pranë “S. Giacomantonio” të Kozencës. Artisti e zbuloi muzikën jazz duke dëgjuar disqet e Charles Mingus dhe në vitin 2012 vijoi studimet për aranzhim, kompozim dhe improvizim, për të ndjekur më pas në vitin 2015 nivelin e parë dhe në vitin 2017 nivelin e dytë në Jazz, me rezultate të larta. Më pas përfundoi kursin e mësimdhënies së Nivelit të Parë dhe të Dytë në Kompozim Jazz, duke u diplomuar shkëlqyeshëm. Ka bashkëpunuar në Itali dhe Europë me Louis Sclavis, Michel Godard, Franco D’Andrea, Achille Succi, Giovanni Falzone, Amy Coleman, Guo Gan, Matt Brewer, Logan Richardson, Nicola Pisani, Pino Minafra, Eugenio Colombo, Paolo Damiani, Luca Garlaschelli, Ettore Fioravanti, Pino Ninfa, Guido Morini, Tommaso Rossi, Mario Marzi, Marco Sannini, Dino Massa, Serena Brancale, Dario Brunori Sas, Nada, Mauro Ermanno Giovanardi, Manuel Agnelli. Është drejtues i shumë projekteve diskografike të publikuar me kompani diskografike italiane dhe europiane si Dodicilune, Losen Record, AlfaMusic. Drejton disa ansamble të muzikës jazz, që presin muzikantë vendas dhe ndërkombëtarë.
Aktualisht është docent Kompozim Jazz pranë “P. I. Tchaikovsky” të Catanzaros. Ka punuar gjithashtu pranë “G. Verdi” Milano, “A. Pedrollo” Viçenza, “A. Paganini” Xhenova dhe ka bashkëpunuar si docent i jashtëm me “T. Schipa” të Leçes dhe Konservatorin “S. Giacomantonio” të Kozencës.
Projekti për të cilin po përgatitet të vijë në Tiranë është konceptuar nga Midj (muzikantët italianë të jazz-it) dhe mbështetur nga Siae në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe me Europe Jazz Network.