Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të bashkëpunojë me International Dance Festival of Tirana, me pjesëmarrjen e kompanisë së kërcimit TPO me spektaklin +Erba.
+Erba është një shfaqje interaktive në të cilën dy kërcimtare krijojnë, me pjesëmarrjen e fëmijëve, një qytet imagjinar.
Kërcimtarja “arkitekte” vëzhgon peizazhin dhe dizenjon të gjithë qytetin duke filluar nga shtëpitë, rrugët dhe hapësirat urbane.
Nga ana tjetër, kërcimtarja “kopshtare” vëzhgon tokën, insektet, vizaton bar dhe pemë.
Dy personazhet lëvizin në një skenë të zbrazët ku dy ekrane të mëdha të rreshtuara ngjallin një dhomë mrekullish: këtu fantazitë, idetë dhe projektet e tyre ngjyrosen dhe marrin jetë. Arkitektja imagjinon shtëpi të këndshme dhe plot dritë, kopshtarja i ridizenjon duke ndërthurur barin e pemët dhe pak e nga pak qyteti i tyre imagjinar rritet duke shkrirë në një të vetme, dy ndjeshmëri të ndryshme.
Qyteti i porsalindur është një ambjent i jetuar dhe për këtë, hyjnë në lojë personazhe të rinj dhe ngjarje të reja. Fëmijët mbërrijnë për të populluar hapësirën dhe për të ngjyrosur skenën, mbërrijnë insektet, vijnë stinët: qyteti nga i vogël bëhet më i madh dhe më kompleks. Ëndrra për një qytet të gjelbër bëhet realitet; por në qytet ka edhe një kërcënim, një fabrikë që duke u rritur largon insektet e zogjtë dhe bën pemët të vdesin. Do të jenë kërcimtaret, së bashku me fëmijët, ata që do të ridizenjojnë hapësirën, që natyra të rritet sërish: këtu do të zhvillohet “koncerti i pemës”.
Nga 4 vjeç e lart
Kohëzgjatja: 50 minuta
Në Teatrin Kombëtar të Tiranës
Kompania: TPO
Viti i produksionit: 2022
Drejtor artistik: Francesco Gandi, Davide Venturini
Visual Design Elsa Mersi
Muzika: Federica Camiciola, Francesco Fanciullacci
Kostumet: Annamaria Clemente
Kërcimtare: Běla Dobiášová, Valentina Consoli
Kompania e produksionit: TPO
Bashkëprodhim: TEATRO METASTASIO DI PRATO
10.10.2024 në orën 11:00 dhe 15:00
ArTurbina – Teatri Kombëtar