Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

IDD edicioni i V – Paradigma Olivetti nga Davide Maffei

Paradigma Olivetti nga Davide Maffei

Dokumentar l Itali, 2020 l 90′ l me titra në anglisht

Paradigma Olivetti rindërton, falë bashkëpunimit me Shoqatën e Arkivit Historik Olivetti, ngjarjet e kompanisë Ivrea që nga vdekja e Adriano Olivetti deri tek presidenca e De Benedetti, me fokus tek periudha e tranzicionit nga mekanika në elektronikë dhe informatikë. Përmes imazheve arkivore dhe intervistave me protagonistët, filmi dokumentar ilustron qasjen karakteristike të kompanisë Olivetti në fushën e dizajnit industrial dhe komunikimit. Rrëfimi përmban intervista të shumta të protagonistëve të kohës, të përqëndruar tek përshkrimi i Stilit Olivetti, ose më mirë i aftësisë së kompanisë për të kombinuar formën me teknologjinë.

Dokumentari është pjesë e një pune më të gjerë kërkimore, falë së cilës është realizuar edhe një dokumentar i dytë, Prospettiva Olivetti, kushtuar arkitekturës së kompanisë nga vitet Gjashtëshjetë deri në vitet Nëntëdhjetë në Itali dhe jashtë saj.

  • Organizuar nga: IIC di Tirana
  • Ne bashkepunim me: Reja.al