Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Prishtinë / Raffaello: portretet e një të riu të jashtëzakonshëm në Muzeun Kombëtar të Kosovës

Nga 21 shtatori deri më 10 tetor do të ekspozohen në Prishtinë riprodhimet me dimensione reale të 14 veprave të mrekullueshme të mjeshtrit italian

Mbërrin në Muzeun Kombëtar të Kosovës ekspozita “Raffaello portretist”, promovuar nga Ministria e Punëve te Jashtme e Italisë dhe RAI Com, në kuadër të projektit Opera Omnia.

E kuruar nga historiani i artit Antonio Paolucci, ekspozita i paraqet publikut riprodhimet në dimensionet reale të 14 veprave të mrekullueshme të mjeshtrit të madh italian, 500 vjetori i vdekjes së të cilit u përkujtua në vitin 2020. Ndër portretet bien në sy “Portreti i Baldassarre Castiglione” (Luvri) dhe “Portreti Zonja me njëbrirësh” (Galeria Borghese).

Falë përdorimit të teknikave inovative, duke filluar nga fotografitë të cilat vijnë nga arkivat e televizionit publik italian RAI, riprodhimet e pikturave i ruajnë të gjitha detajet, nuancat, dhe ngjyrat e origjinaleve. Sistemi i ndriçimit të pasmë dhe një strukturë e veçantë mbështetëse lejon një pamje optimale të veprave nga çdo kënd. Po ashtu, një strukturë multimediale dhe ndërvepruese i lejon publikut të zbulojë jetën dhe veprat e Raffaellos.

Ekspozita – e realizuar me mbështetjen e Ambasadës së Italisë në Prishtinë, Institutit Italian të Kulturës në Tiranë dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës – do të qëndroj e hapur në Muzeun Kombëtar të Kosovës (Rr. Ibrahim Lutfiu ) çdo ditë nga e marta, 21 shtator deri te dielën 10 tetor 2021 (orari 10:00 – 18:00), përveç të hënave. Në ditën e përurimit, e martë 21 shtator, do të jetë e hapur për publikun prej orës 12:00.

Për të hyrë në Muze, në përputhje me masat e reja kundër covid në fuqi, duhet te paraqitet një nga dëshmitë në vijim: certifikata për marrjen të paktën e një doze të vaksinës; testi negativ i kryer në 48 orët e fundit (antigjen) ose 72 orët e fundit (molekular); certifikata e lëshuar më së shumti para 30 ditësh, që dëshmon se keni kaluar sëmundjen dhe keni antitrupa Ig.

Ekspozita, e cila tashmë ka ndaluar në Tunizi, Turqi dhe Finlande, pas Kosovës do të vazhdojë në Maqedoninë e Veriut.

Hyrja falas në përputhje me masat për të parandaluar përhapjen e COVID-19

  • Organizuar nga: Ambasciata d'Italia in Pristina, IIC di Tirana
  • Ne bashkepunim me: Museo Nazionale del Kosovo