Instituti Italian i Kulturës së Tiranës ka kënaqësinë të mbështesë edicionin e VIII të Za Fest me pjesëmarrjen e grupit Mahari.
E përbërë nga Ciccio Leo në tastierë, Daniele Raciti në kitarë dhe Federico Gucciardo në bateri, treshja me origjinë siciliane, pasi qarkoi botën në kërkim të muzës së vet, gjeti forcën e identitetit artistik tek rrënjët e artistëve, të cilët duke bashkuar tre rugëtime muzikore, i dhanë jetë grupit Mahari, një humus muzikor i përbërë nga muzikë elektronike, xhaz, world dhe black music.
CICCIO LEO – Tastierë. Producent, pianist, tastierist, klasa 94′. Mori mësimet për Pianoforte Jazz pranë Konservatorit të Palermos. Që prej vitit 2013 ka punuar si muzikant live dhe studioje për shumë artistë të kalibrit kombëtar dhe ndërkombëtar si: Ron, Morgan, Mario Venuti, Mario Biondi, Marco Masini, Giovanni Caccamo, Roy Paci, Davide Shorty, Paolo Belli, Silvia Mezzanotte, si dhe shume te tjere. Gjatë karrierës së tij akademike ka fituar shumë çmime kombëtare (National Arts Award, National Chicco Bettinardi Award, etj.).
DANIELE RACITI – Kitarë. Daniele Raciti, muzikant nga Katania, ka lindur në vitin 1993. Vijoi studimet master për xhaz dhe pop-rock pranë Konservatorit “A. Boito” të Parmës. Që nga viti 2015 ka punuar si session man live/studio, si dhe në fushën didaktike. Bashkëpunon me Ghemon, J-Ax, Gaia, Mario Biondi, Benji dhe Fede. Në vitin 2021, ishte bashkëautor i këngës “Momento Perfetto” nga Ghemon, duke konkurruar në Festivalin e Sanremos.
FEDERICO GUCCIARDO – Bateri. Lindur në Palermo në vitin 1995. U diplomua pas studimeve master në “Drums and Jazz Percussion” me rezultate të shkëlqyera pranë Konservatorit “A. Scarlatti” të qytetit dhe fitoi gjashtë çmime kombëtare, dy prej të cilave si solist. Me më shumë se 700 këngë të regjistruara për artistë dhe producentë nga e gjithë bota, ai gjithashtu ka performuar në më shumë se 40 vende, në ambiente prestigjioze si “Blue Note Tokyo”, “Ronnie Scott’s” (Londër), ” Java Jazz Festival” (Xhakartë) etj… Ka bashkëpunuar me Mario Biondi, Giordana Angi, Davide Shorty, Sarah Jane Morris, Federico Malaman, Roy Paci, Daria Biancardi e shumë të tjerë.
Aktiviteti do të zhvillohet me datë 20.07.2024 në Kalanë e Shkodrës.
Biletat në shitje në e-ticket.al