Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Lavinia Xausa prezanton “Unconditional love” – Annotazione Video #6

Poster_Annotazioni Video Xausa50x70

takim i ciklit Annotazioni Video, kushtuar Lavinia Xausa e cila prezanton filmin e saj “Unconditional love”. Shfaqja e filmit organizohet në bashkëpunim me Qendrën e Artit Agimi

26.06.2024 ora 19:00

Qendra e Artit Agimi – Tiranë

Bulevardi Bajram Curri

Hyrja e lirë

Pas shfaqjes së filmit do të ketë një bashkëbisedim mes artistit dhe kuratorit Stefano Romano.

Përshkrim i shkurtër i videos

Çfarë është ajo që doni pa kushte?

Përgjigjja e kësaj pyetjeje nuk është e lehtë, sepse bashkë me foljen të duash gjendet edhe ndajfolja pa kushte, e cila e zhvendos reflektimin se çfarë jemi të gatshëm të sakrifikojmë për atë dashuri. Të duash pa kushte presupozon një natyrë radikale të veprimeve, që folja të duash prodhon brenda dhe jashtë nesh, duke ndryshuar kështu pasqyrimin e imazhit tonë në shoqëri dhe ndikimin e tij në marrëdhëniet shoqërore që krijojmë.

Roundabout Love; Nowhere, Now, Here; and So Loud The Sky Can Hear Us di Lavinia Xausa,

janë tre filma, të realizuar me tre teknika të ndryshme kinematografike, të cilët përfaqësojnë dashurinë si një ndjenjë përkatësie dhe hulumtojnë përfaqësimet sociale që rrjedhin nga mënyrat e ndryshme të përjetimit të dashurisë. Artisja reflekton në vijueshmëri mbi të shenjtën dhe profanen, si dhe mbi mënyrën se si temat dhe rrëfimet e njërës pasqyrohen tek tjetra.

Këto tre video përpiqen t’u japin zë në një farë mënyre, grupeve shoqërore që nuk përfaqësohen siç duhet nga shoqëria, për shkak të veprimeve radikale që ndërmarrin për të kënaqur dashurinë e tyre pa kushte; qoftë ajo për të dashurin, fëmijën apo një ekip futbolli.

Lavinia Xausa – E lindur në Bassano del Grappa në vitin 1992, studioi mes Bolonjës dhe Berlinit dhe u diplomua me rezultate të shkëlqyera në Visual Culture and Media Studies në vitin 2015. Në vitin 2017, mori një diplomë master në fotografi në AKV St. Joost në Breda. Punon, jeton dhe këmbëngul të mësojë gjuhën holandeze në Roterdam. Realizon punime ndërdisiplinore me grupe njerëzish, duke i ftuar ata të reflektojnë mbi çështje identiteti dhe sociale. Në 99% të rasteve këto vepra janë bërë film.

Ndër të preferuarat e saj: filmi i saj i parë me metrazh të shkurtër Roundabout Love, Roundabout Tehran, mbi dashurinë e fshehtë dhe jetën seksuale të të rinjve persianë në Iran, u shfaq premierë në Organ Vida (Zagreb, 2017) dhe në Festivalin Open Doek (2018, Roterdam); vepra e saj Further Than Hip Hop, mbi identitetin dhe spiritualitetin e të rinjve me prejardhje nga diaspora, e cila u prezantua si një ekspozitë personale në TENT (Rotterdam, 2020), në Noorderlicht International Photography Festival (Groningen, 2020) dhe u bë pjesë e programit filmik History Matter gjatë Ketikoti në Lantaren Venster (Rotterdam, 2022); dhe dokumentari i saj i fundit muzikor rreth diversitetit në klubin Feyenoord, So Loud The Sky Can Hear Us, i cili u shfaq premierë në IFFR (Rotterdam, 2022), si dhe mori pjesë në disa festivale në Holandë dhe Europë, duke përfshirë NFF (Utrecht, 2022).

Annotazioni Video

Koncepti i shënimeve lidhet me mbajtjen shënim, kapjen e një elementi mbi të cilin duam të reflektojmë apo të ruajmë në kujtesë. Ai ka të bëjë me çfarë që na bën më fort përshtypje në fluksin  e informacionit mes të cilit gjendemi, pra flet për ne, përcakton vendin tonë lidhur me atë që kemi përballë.

Annotazioni Video është një projekt i Institutit Italian të Kulturës, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, i kuruar nga Stefano Romano, i cili në harkun e tre viteve synon të reflektojë mbi dinamikat e zhvilluara gjatë kërkimeve të disa prej protagonistëve të artit bashkëkohor italian e shqiptar, që kanë si fill bashkues videon.

  • Organizuar nga: Instituti Italian i Kulturës në Tiranë
  • Ne bashkepunim me: Qendra e Artit Agimi