Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Prishtinë l LA CHIMERA nga Alice Rohrwacher – Fare Cinema 2024

LA CHIMERA_Pristina

Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me Ambasadën Italiane në Prishtinë, ka kënaqësinë të prezantojë filmin e dytë si pjesë e veprimtarisë Fare Cinema 2024:

KIMERA nga Alice Rohrwacher

Me: Josh O’Connor, Carol Duarte, Isabella Rossellini, Alba Rohrwacher, Vincenzo Nemolato, Giuliano Mantovani, Gian Piero Capretto, Melchiorre Pala, Luciano Vergaro, Ramona Fiorini, Luca Gargiullo, Yile Vianello

Dramë l Itali/Francë/Zvicër 2023 l 134′

19.06.2024 në orën 19:00

Kino Armata – Brigada e Kosovës – Prishtinë

Hyrja e lirë

Në italisht me titra në shqip

Duke u kthyer në një qytet të vogël në detin Tirren, Arturi rigjen grupin e tij famëkeq të grabitësve, hajdutëve të varreve etruske dhe mrekullive arkeologjike.

Arturi ka një talent të rrallë: ai mund të perceptojë praninë e varreve etruske që mbulojnë bregdetin tirren, një virtyt i vlerësuar nga miqtë e tij që  kërkojnë relike për t’u rishitur në tregun e zi.

Në një udhëtim aventuresk mes të gjallëve dhe të vdekurve, mes pyjeve dhe qyteteve, mes ahengjeve dhe vetmisë, shpalosen fatet e ndërthurura të këtyre personazheve, të gjithë në kërkim të Kimeras.

  • Organizuar nga: Instituti Italian i Kulturës në Tiranë, Ambasada e Italisë në Kosovë
  • Ne bashkepunim me: Kino Armata