Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me Ambasadën Italiane dhe Bashkinë Durrës ka kënaqësinë të prezantojë Koncertin e Rione Junno-s me rastin e Javës së Italisë.
Rione Junno është një realitet plot gjallëri dhe dinamizëm i muzikës etnike italiane, që vitet e fundit ka dhënë qindra koncerte jo vetëm në Itali por në mbarë botën: Kanada, Tunizi, Francë, Spanjë, Gjermani, Zvicër, Belgjikë, përfshirë festivalet italianë më të rëndësishëm të këtij zhanri, si “Notte della Taranta’ në Salento, “Kaulonia Tarantella Festival” në Kalabri (2009 dhe 2015), “Carpino Folk Festival” në Pulia (2012), “Pisa Folk Festival” (2006,2009 ,2010), “Sila Festival” (2009), “M.E.I. Meeting Etichette Indipendenti” (2009), “Bolzano Danz” (2013), “Sconfinart Festival di Suzzara (Mantua)” (2013), “Zazà – Radio Rai 3” (2014), duke dëshmuar impaktin në audiencë dhe rëndësinë e projektit artistik të krijuar.
Rrugëtimi i Rione Junno-s filloi konkretisht në vitin 2002, kur ai iu bashkua përgjithmonë “Taranta Power”, lëvizjes së themeluar nga Eugenio Bennato, me regjistrimet e para, bashkëpunimet diskografike dhe turnetë e shumta në Itali dhe jashtë saj. Ishte pikërisht Eugenio Bennato ai që e kërkoi grupin në projektin e tij botëror dhe e drejtoi atë në hapat e parë artistikë.
Grupi ka bashkëpunuar gjatë viteve dhe ka ndarë skenat praktikisht me të gjithë “emrat” më të rëndësishëm të muzikës italiane: nga Eugenio Bennato, tek Cantori di Carpino, Marcello Vitale, Daniele Sepe, Enrico Capuano, Mimmo Cavallaro, Alla bua, Bisca, Antonio Infantino, Nidi d’Arac, Erasmo Petringa, Roy Paci, Tony Esposito, Marcello Colasurdo, Almamegretta, 99 Posse, Peppe Voltarelli, Otello Profazio, E’ Zezi, Cisco (Modena City Ramblers), Ginevra di Marcovin, Enzo Gragnaniello, Luca Rossi, Francesco Loccisano, Alfio Antico, Officina Zoè, Sha-One (La Famiglia).
Veprimtaria do të zhvillohet me datë 06.08.2024 ora 20.00 në Teatrin “Aleksandër Moisiu” Durrës – Hyrja e lirë.