Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Butrinti njëqind. Një traditë aktuale e arkeologjisë italo-shqiptare

Conf._Butrinto

Me rastin e njëqindvjetorit të zbulimit të Butrintit nga Arkeologu Luigi M. Ugolini, Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me Ambasadën Italiane në Tiranë, Departamentin e Historisë Kulturave Qytetërimeve. Seksioni i Arkeologjisë pranë Universitetit të Bolonjës, Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, si dhe Muzeun Arkeologjik Tiranë, ka kënaqësinë të prezantojë “Butrinti njëqind. Një traditë aktuale e arkeologjisë italo-shqiptare”.

Njëqind vjet pas udhëtimit të parë eksplorues të arkeologut italian Luigi Maria Ugolini në Shqipëri, përfitojmë nga rasti për të kremtuar rizbulimin e Butrintit dhe fillimin e një bashkëpunimi arkeologjik mes Italisë dhe Shqipërisë. Falë atij udhëtimi aventuresk të ndërmarrë në pranverën e vitit 1924, Ugolini vizitoi fillimisht Finiqin, kryeqytetin antik të Epirit dhe më pas Butrintin, duke gjetur vendin e vizituar nga Enea në historinë e njohur virgjiliane.

Menjëherë më pas, në vitin 1927, filluan gërmimet në sitin e Finiqit, të cilat zgjatën dy vjet, përpara se të spostoheshin në Butrint, ku Ugolini punoi intensivisht deri në fund të ditëve të tij.

Këto kërkime, asokohe të promovuara nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës Italiane, si pjesë e një marrëveshjeje me Qeverinë e atëhershme shqiptare, çuan në zbulimin e monumenteve të një rëndësie të jashtëzakonshme, të cilat edhe sot japin ndihmesën e tyre për ta kthyer Butrintin në një nga sitet kryesore arkeologjike në vend, njohur si një trashëgimi e përbashkët nga UNESCO.

Që prej vitit 2000, në rajonin e Kaonisë bregdetare, që korrespondon me Shqipërinë e sotme jugore, ka zënë fill një projekt i ri italo-shqiptar. Duke ndjekur gjurmët e Ugolinit, kërkimet, të promovuara nga Universiteti i Bolonjës dhe Instituti i Arkeologjisë Tiranë, falë mbështetjes së Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Republikës së Italisë, në marrëveshje me Ministrinë e Kulturës Shqiptare, kanë  rinisur fillimisht në Finiq dhe më pas, që prej vitit 2015, në Butrint.

Me rastin e prezantimit të ribotimit të vëllimit ‘Butrinti. Miti i Eneas. Gërmimet’, i cili rrëfen zbulimin e Ugolinit, do të paraqiten edhe rezultatet e kërkimeve më të fundit.

 

 

03.06.2024 ora 16:00

Muzeu Arkeologjik i Tiranës

Hyrja e lirë

  • Organizuar nga: Ambasada Italiane në Tiranë dhe Instituti Italian i Kulturës në Tiranë
  • Ne bashkepunim me: Universiteti i Bolonjës, MEKI