Në mbyllje të Javës së Italisë, Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të prazantojë performancën e DJ të ri italian, Fred Simon.
Fred Simon është një producent muzikor dhe DJ që filloi të “gërmojë” në altoparlantë dhe të kompozojë me tastierë në fillim të viteve 2000, si një dishepull i vërtetë i kulturës Hip Hop. Stili i tij, i ndikuar nga artistë të përjetshëm si DJ Quik, Kashif, Sade & Change, e sjell këtë muzikë në kohët moderne, duke bashkuar elementë nga R&B bashkëkohor tek Soulful Hip Hop, funk i viteve ’80 dhe muzika electronike.
Realizimet e tij janë vlerësuar nga media të njohura muzikore si Noisey, Apple Beats 1, @worldwide.fm dhe shumë të tjera. Fred ka bashkëpunuar me artistë si Amalia, Moniquea, Nanna. B, @buscrates dhe performuar në klube të ndryshëm në Milano, Paris, Lisbonë, Bruksel dhe Gjenevë.
Evendo do të zhvillohet me datë 08.06.2024 në orën 21.00, në tarracën e Pallatit të Kulturës.