Instituti i Kulturës Italiane në bashkëpunim me Konsullatën e Përgjithshme të Italisë në Vlorë dhe Bashkinë Berat, ka kënaqësinë të prazantojë grupin vokal italian Mezzotono, i cili do të performojë në Tiranë me rastin e Javës Italiane.
I përbërë nga Fabio Lepore, Chiara Ceo, Grazia Lombardi, Marco Di Nunno dhe Umberto Giarletti, grupi do të ofrojë një performancë të shkëlqyer a cappella të këngëve që i kanë bërë ata të famshëm në mbarë botën.
Mezzotono kanë performuar në më shumë se 70 vende dhe 5 kontinente në mbarë botën dhe janë grupi vokal europian me numrin më të madh të vendeve të vizituara. Repertori i tyre realizohet totalisht pa instrumente.
Mezzotono tregojnë mundësitë e pafundme muzikore që mund të arrihen vetëm me përdorimin e zërit dhe repertori i tyre kalon nëpër stile të ndryshme muzikore si muzika jazz dhe pop italiane, bossanova, mambo, tango, folk, big band dhe muzikë klasike. Shfaqja është një përzierje e humorit, kulturës italiane, argëtimit dhe muzikës me cilësi të lartë.
Fitues i çmimeve të shumta ndërkombëtare në mbarë botën, Mezzotono ka interpretuar në teatro dhe për televizione (RAI, Mediaset, Sky) në Itali, dhe janë shumë të pëlqyer nga publiku ndërkombëtar. Jashtë vendit ata kanë performuar në Festivalin e Xhazit në Dubai me James Morrison dhe Jonathan Butler, në 12 turne teatrale në Kinë, në një koncert në Teatrin e Operës së Kajros, në Festivalin e Jazz-it Johor Bahru, në Festivalin e Jazz-it në Londër, në Boston Green Festival në Shtetet e Bashkuara, në Jornadas Musicales del Norte në Kili dhe Argjentinë, si dhe në turne të ndryshme në 12 vende afrikane.
5.06.2024
Kalaja e Beratit
Hyrja e lirë