Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

“Artivizim për një transformim social të përgjegjshëm” – Michelangelo Pistoletto & Fondazione Pistoletto Cittadellarte

Instituti Italian i Kulturës  në bashkëpunim me Fondacionin Cittadellarte dhe COD – Qendra për Hapje dhe Dialog, ka kënaqësinë të prezantojë ekspozitën e Maestro Michelangelo Pistoletto “Artivizim për një transformim social të përgjegjshëm”, të kuruar nga Fondacioni Pistoletto Cittadellarte në Tiranë, e cila përurohet më datë 21 maj.

“Një mendim i ri duhet të frymëzojë ekonominë dhe politikën. Vendi ku formohet ky mendim mund të jetë laboratori krijues i një arti të angazhuar në pikëpamjen sociale. Shoqëria civile bëhet kështu materiali i ri plastik, të cilit i duhet dhënë formë në përplasjen strukturore ndërmjet diversitetit dhe homologimit.” – Michelangelo Pistoletto

E shpërndarë në të gjithë hapësirën e COD-it, ekspozita rrëfen Artin si shprehje të mendimit që Artisti merr përsipër përgjegjësinë për të vënë çdo aktivitet njerëzor në komunikim, nga ekonomia në politikë, nga shkenca te feja, nga edukimi tek sjellja. Me pak fjalë… të gjitha pikëpamjet sociale

Ekspozita është e ndarë në katër dhoma dhe tetë pasazhe: Love Difference, Quadri Specchianti, Cosmologia, Ecologia, Mitologia, Nutrimento, Scrittura dhe Metaverso; ajo ripërshkon linjat kryesore të Progetto Arte përmes veprave të mjeshtrit dhe lindjen e zhvillimin e  Cittadellarte dhe Terzo Paradiso në idenë e një “qytetërimi global”, që eliminon distancat duke ruajtur dallimet.

Dhe nëse Artisti shndërrohet në sponsor të mendimit dhe përgjegjës për lirinë e tij krijuese, do të jetë formula e krijimit ajo që do të thyejë distancën mes artit dhe shkencës, përmes bashkimit të poleve të kundërta dhe realizimit të diçkaje që më parë nuk ekzistonte dhe që tani ekziston.

Përzgjedhja e veprave e vendos theksin tek roli i artivizuesit dhe tek artivizimi, një koncept i krijuar nga Fondacioni Pistoletto Cittadellarte, i cili bashkon dy fjalë: “art” dhe “aktivizim”. Përfaqësimi i idesë së përdorimit të artit si një mjet aktiv për të stimuluar, përfshirë dhe aktivizuar ndryshimet shociale. Është një qasje që shkon përtej shprehjes artistike, duke inkurajuar artistët dhe njerëzit që punojnë me artin, të bëhen aktorë aktivë të transformimit, përmes veprave dhe ndërveprimeve të tyre me shoqërinë.

Ekspozita lindi nga një ftesë të Institutit Italian të Kulturës së Tiranës dhe organizohet në bashkëpunim mes Cittadellarte – Fondazione Pistoletto, IIC dhe COD Qendra për Hapje dhe Dialog.

Curatorial and project management:  Francesco Saverio Teruzzi

Exhibition Project Manager: Alessandro Lacirasella

Michelangelo Pistoletto

Che cos’è Cittadellarte – Cittadellarte – Fondazione Pistoletto

22.05 – 02.07.2024

COD – Qendra për Hapje dhe Dialog

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Tiranë, Shqipëri

Orari: nga e hëna në të premte 09.30-14.00 / 17.30-20.30 dhe të shtunën 17.30-20.30

  • Organizuar nga: Instituti Italian i Kulturës në Tiranë - COD - Center for Openness and Dialogue - Fondazione Cittadellarte
  • Ne bashkepunim me: Ambasada e Italisë në Tiranë