Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

May Classes – Prishtinë 14-17.05.2024

Galeria17_MayClasses

Instituti Italian i Kulturës dhe Ambasada Italiane në Prishtinë, kanë kënaqësinë të bashkëpunojnë me Galeria 17 në Prishtinë në një seri workshop-esh të titulluara “Klasat e majit” nga data 14 deri më 17 maj, ku parashikohet pjesëmarrja italiane e:

  • Elisabetta Rapetti – Strategjitë krijuese në institucionet kulturore dhe artistike
  • Alessandra Pioselli – Praktikat e kurimit jashtë institucioneve të artit

Ky program edukativ forcon rolin jetik të skenës së pavarur në përmirësimin dhe pasurimin e peizazhit të edukimit joformal në vend. Vjen si nevojë urgjente për vetëdijesim dhe përparim. Programi ofron një gamë të larmishme klasash, me leksione, trajnime dhe mësime nga ligjërues/e të nderuar/a, teoricienë/e, artistë/e dhe figura të tjera nga industritë krijuese. Përfshirja e tyre synon të ndihmojë pjesëmarrësit/et të vënë në pah potencialin e tyre krijues, duke nxitur një ndjenjë besimi dhe mbështetje në udhëtimet e tyre profesionale.

Klasat e Majit janë hartuar me përpikëri rreth temave specifike dhe udhëhiqen nga artistë/e, teoricienë/e, kuratorë/e, shkrimtarë/e, aktivistë/e, vendor dhe ndërkombëtarë. Këta/o ekspertë/e ftohen që të hartojnë një kurrikulë ndërdisiplinore që jo vetëm adreson nevojat e kontekstit lokal, por gjithashtu pasqyron zhvillimet dhe sfidat bashkëkohore. Nëpërmjet shkëmbimit të njohurive dhe përvojave të tyre, duke u ofruar pjesëmarrësve mundësi të reja për bashkëpunim, duke prezantuar modele dhe praktika bashkëkohore që janë pjesë përbërëse e arsimit modern.

Këto klasa janë krijuar për një numër të kufizuar pjesëmarrësish të cilët/cilat bëhen pjesë e kursit intensiv katër-ditor për të cilin janë regjistruar. Përveç këtyre kurseve të mbyllura, programi i Klasave të Majit përfshin dy ligjërata publike të hapura për të gjithë.

Pjesëmarrja në këto klasa është pa pagesë dhe e hapur për pjesëmarrës vendor dhe ndërkombëtarë.

Ligjërueset dhe temat:

Katharina Haverich – Hartimi i Metaverses dhe Lagjeve

Marija Hristova and Ilija Prokopiev – Publikimi si praktikë bashkëpunuese

Elisabetta Rapetti – Strategjitë krijuese në institucionet kulturore dhe artistike

Alessandra Pioselli – Praktikat e kurimit jashtë institucioneve të artit

_____________________

Ky aktivitet mbështetet nga SMART Balkans, Ambasada Gjermane në Prishtinë, Galeria Kombëtare e Kosovës, Ambasada e Italisë në Prishtinë, Instituti Italian i Kulturës në Tiranë dhe AICS Tirana në kuadër të “Kultura dhe Kreativiteti për Ballkanin Perëndimor” (CC4WBs), një projekt i financuar nga Bashkimi Europian që synon të nxisë dialogun në Ballkanin Perëndimor, duke rritur sektorët kulturorë dhe krijues për ndikim më të madh socialo-ekonomik.

Bashkimi Evropian në Kosovë, Agjencia Italiane për Bashkëpunim Zhvillimor

  • Organizuar nga: Galeria 17 - Prishtinë
  • Ne bashkepunim me: Instituti Italian i Kulturës në Tiranë dhe Ambasada e Italisë në Prishtinë