Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Filmi “Atlas” nga Niccolò Castelli – Java e XXII e gjuhës italiane në botë

Italishtja dhe të rinjtë. Si, më fal? Nuk po të ndjek

Në kuadër të Javës XXII të Gjuhës Italiane në Botë,Instituti Italian i Kulturës dhe Ambasada Zvicerane në Tiranë paraqesin filmin:

ATLAS nga Niccolò Castelli

Me: Matilda De Angelis, Helmi Dridi, Nicola Perot, Irene Casagrande, Anna Manuelli.

Dramë ׀ Zvicër, Belgjikë, Itali, 2021 ׀ 90 minuta me titra ne anglisht

E apasionuar pas ngjitjeve në mal, Allegra bëhet viktimë e një sulmi terrorist që i kushtoi jetën miqve të saj. E dërrmuar prej frikës nga të tjerët dhe dëshirës për hakmarrje, ajo tërhiqet në vetmi. Të dashurit e saj janë të pafuqishëm për ta ndihmuar. Kështu, për të shijuar sërish jetën, Allegra duhet të ndërmarrë një luftë të gjatë me veten. Në këtë kontekst, takohet me Aradin, një refugjat i ri nga Lindja e Mesme. Për të, rifitimi i besimit tek i ndryshmi, mbetet pengesa më e vështirë për t’u kapërcyer.

  • Organizuar nga: IIC di Tirana e Ambasciata Svizzera a Tirana