Projekti EUNIC Cluster Tirana 2022 Archeovision – Kthim në të ardhmen, fokusohet në trashëgiminë arkeologjike. Qëllimi i tij është:
a) të sigurojë akses në ngjarjet kulturore që lidhen me sitet dhe historinë, si dhe të shpjegojë punën e misioneve arkeologjike,
(b) të përmirësojë aksesin virtual në këtë trashëgimi, si për shqiptarët ashtu edhe për të huajt;
(c) të trajtojë aspektet edukativë dhe ekonomikë (novacioni digjiital, turizmi).
Edicioni i dytë i Archeo Film Festival sjell për publikun 8 filma (me titra në shqip) nga 6 vende të ndryshme: Shqipëri, Bullgari, Francë, Gjermani, Greqi dhe Itali. Regjisorët dhe kamera e tyre do të na shpien në vendet më të famshme ose në ato më pak të njohura të Europës, do të tregojnë bukurinë e reperteve dhe historitë e tyre të fshehura dhe misterioze. Por ata do të rrëfejnë gjithashtu edhe rëndësinë e madhe të ruajtjes së kulturave dhe trashëgimisë sonë, për të përforcuar ngjashmëritë dhe dallimet.
Edicioni i dytë i Archeovision. European Archeological Film Festival do të çelet ditë e hënë, 24 tetor, ora 18:00 pranë Institutit të Arkeologjisë në Tiranë me shfaqjen e filmit Il Museo archeologico di Napoli, scrigno di civiltà, të mundësuar nga Instituti Italian i Kulturës.