Në kuadër të Javës së Gjuhës Italiane në Botë 2022 kushtuar të rinjve, Instituti Italian i Kulturës në Tiranë, në bashkëpunim me Ambasadën e Italisë në Shqipëri, me Europe House dhe Delegacionin e BE-së në Shqipëri, prezanton ekspozitën Ekselenca Italiane, kushtuar punës së ilustruesve të rinj italianë, nga mosha 23 deri në 35 vjeç, të cilët kanë spikatur për cilësinë e ilustrimeve të tyre, origjinalitetin e përmbajtjes, aftësinë për të bërë tekstet të ndërveprojnë me imazhet në një formë personale dhe unike.
Ekspozita paraqet vepra nga njëzet prej artistëve më premtues: Giacomo Agnello Modica, Andrea Antinori, Michael Bardeggia, Beatrice Cerocchi, Marianna Coppo, Francesca Corso, Cecilia Ferri, Chiara Ficarelli, Marta Pantaleo, Giulia Pastorino, Irene Penazzi, Alice Piaggio, Camilla Pintonato, Michelangelo Rossato, Veronica Ruffato, Lorenzo Sangió, Francesca Sanna, Luca Tagliafico, Giulia Tomai, Veronica Truttero. Ndonjëherë veprat e tyre shkojnë përtej kufijve tradicionalë të librit, për të mbuluar mure të tëra ose për të mbushur postera, revista, apo site personale në internet: dikush është në listën e çmimit Medalja Kate Greenaway, shumë syresh janë ndër të përzgjedhurit në Ekspozitën e Ilustratorëve në Bologna, Panairi i Librit për Fëmijë, të tjerë sapo kanë nisur të shfaqen sfidueshëm në universin e botimeve për fëmijë.
Çdo artist përfaqësohet nga ilustrime të realizuara me teknika të ndryshme që nxjerrin në pah poetikën vizuale e aftë për të interpretuar klasiken, nga përrallat tek Dante, duke krijuar propozime editoriale të reja dhe befasuese.
Ekspozita është organizuar nga Bologna Children’s Book Fair/Bolognafiere dhe promovuar në mbarë botën nga Ministria Italiane e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, si dhe Rajoni Emilia Romagna.
Inaugurimi: 20 tetor ora 12:30
Ekspozita është e hapur nga data 21 tetor deri më 11 nëntor 2022
Europe House
Rruga Papa Gjon Pali II, Tiranë