Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me Cinecittà për Drejtorinë e Përgjithshme të Kinemasë dhe Sektorin Audioviziv të Ministrisë së Kulturës, Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Akademinë e Kinemasë Italiane – Çmimet David di Donatello, së bashku me Ambasadën Italiane në Shqipëri, ka kënaqësinë të paraqesë edicionin e dytë të ITALIAN SCREENS.
Dita II
Gagarin, mi mancherai nga Domenico De Orsi (corto)
Me: Nicola De Paola, Marina Savino
Film me metrazh të shkurtër Dramë l Itali 2018 l 20′
Filmi prezantohet nga regjisori Domenbico De Orsi
Një astronaut bie, ndoshta në Tokë. Eksplorimi i këtij vendi misterioz zbulon natyrën e udhëtimit dhe identitetin e udhëtarit. Kreativiteti është peizazhi më i paeksploruar.
– – –
COME PECORE IN MEZZO AI LUPI nga Lyda Patitucci
Me: Isabella Ragonese, Andrea Arcangeli, Clara Ponsot, Tommaso Ragno, Carolina Michelangeli
Dramë l Itali, 2023 l 99′
Filmi prezantohet nga regjisorja Domenbico De Orsi Lyda Patitucci
Come pecore in mezzo ai lupi fokusohet tek jeta e Verës (Isabella Ragonese) dhe Brunos (Andrea Arcangeli), vëllait të saj më të vogël, me të cilin nuk ka kontakte prej vitesh.
Vera është një oficere policie së cilës i është besuar një çështje e vështrë, ajo duhet të arrijë të kapë një bandë hajdutësh që vepronë në mbarë botën. Zbulon kështu se vëllai i saj Bruno është pjesë e kësaj organizate kriminale.
Bruno, i cili së fundmi ka dalë nga burgu, është përfshirë në këtë histori të shëmtuar sepse mendon se me paratë e grabitjeve mund t’i japë një jetë dinjitoze vajzës së tij Martës (Carolina Michelangeli). Kjo situatë ekstreme, e cila i afron Verën dhe Brunon, nxjerr në pah konfliktin mes ndjenjave që përjetojnë dhe roleve të tyre përkatëse. Të dyve do t’u duhet të përballen me një të kaluar të pazgjidhur, të mbushur me dhimbje dhe sekrete, e cila do t’i pengojë në arritjen e qëllimeve të tyre.
Nisma është pjesë e një projekti më të gjerë për thellimin e marrëdhënieve kulturore midis Italisë dhe Shqipërisë, të realizuar nga Cinecittà për DGCA të Ministrisë së Kulturës me qëllim nxitjen e mundësive të takimit mes producentëve, distributorëve dhe krijuesve të dy vendeve.
16.04.2024 ora 19:00
Kinema Millennium – Tirana (Rruga Murat Toptani)
Hyrja e lirë
Në italisht me titra në anglisht