Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

#SLIM 2022 l Workshope për ilustruesit e vegjël me Michelangelo Rossato

Si pjesë e ekspozitës “Ekselenca italiane. Gjenerata e re e islustruesve për fëmijë”, ilustruesi i ri Michelangelo Rossato, do të organizojë disa workshope drejtuar nxënësve të seksionit italian të shkollave të Tiranës.

20 tetor:

1. Workshop kreativ (me lexim të animuar) Historia e vërtetë e Borëbardhës (kohëzgjatja 1.30/45) (nga 6 derinë 99 vjet)

2. Workshop kreativ (me lexim të animuar) Përralla e Dashurisë dhe Psikës (kohëzgjatja 1.30 / 45) (nga 6 deri në 99 vjet)

21 tetor:

1. Workshop kreativ (me lexim të animuar) Përralla e Dashurisë dhe Psikës (kohëzgjatja 1.30/45) (nga 6 deri në 99 vjet)

2. Workshop kreativ (me lexim të animuar) Historia e vërtetë e Borëbardhës (kohëzgjatja 1.30/45) (nga 6 deri në 99 vjet)

Michelangelo Rossato – I lindur në provincën e Venecias në vitin 1991, pasi mbaroi shkollën e mesme të përgjithshme, nisi të interesohej për ilustrimin për fëmijë duke ndjekur Shkollën e Ilustrimit Ars in Fabula në Macerata. Në vitin 2014 u diplomua për Ilustrim në Akademinë e Arteve të Bukura, me temën e diplomës që trajtonte lidhjen e përrallës me shoqëritë matriarkale.

Aktualisht ai jep leksione mbi ilustrimin dhe letërsinë për fëmijë në shkollën Ars in Fabula, si dhe në Università Popolare në Borbiago (Venecia).

https://michelangelorossato.blogspot.com/

  • Organizuar nga: IIC di Tirana
  • Ne bashkepunim me: Ambasciata d'Italia a Tirana