Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Nostalgjia – Mall” – Mbrëmje letrare

Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me QSPA (Qendra e Studimeve dhe Publikimeve Arbëreshe) ka kënaqësinë të prezantojë mbrëmjen letrare “Nostalgjia – Mall” me tekste dhe zë të Mario Calivà.

Të pranishëm:

Prof.Diana Kastrati

Dr Jolanda Lila

Dr. Fabio M. Rocchi

Nostalgjia e Mario Calivà, synon të paraqesë nostalgjinë e arbëreshëve të cilët lane vendin e tyre më shumë se pesëqind vjet më pare. Një rrëfim në të cilin thelbi i ndjenjës ndërthuret me historinë e mbarë njerëzimit. Përpjekja e Calivà-s është një përpjekje e suksesshme: teksti bëhet një protezë kujtese, objektivi i të cilit është të zbërthejë ngjarjet e arbëreshëve mes lëmshit të historive të pafundme njerëzore.

Leximi i tekstit (në shqipen bashkëkohore) shoqërohet me një kolonë zanore të zgjedhur nga vetë autori. Gjatë leximit, disa fotografi do të paraqiten në një monitor, ku shfqen arbëreshët e sotëm të veshur me veshje tradicionale.

Përpara shfaqjes, studiuesit e QSPA-së do t’i ofrojnë publikut një njohje me aspektet që karakterizojnë prodhimin poetik dhe narrativ të Mario Calivà-s, një prej arbëreshëve të brezit të ri që më shumë se të tjerët është dalluar për ndihmesën e tij, e cila synon të mbajë gjallë traditat dhe trashëgimianë e një kulture shekullore.

23 Prill 2024 ora 18:30

Europe House

Rruga Papa Gjon Pali II Tiranë

Hyrja e lirë

  • Organizuar nga: Instituti Italian i Kulturës në Tiranë dhe QSPA