Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

TIRANË l Koncert i solistit Giorgio Mandolesi, fagot dhe Orkestra e RTSH-së

Në bashkëpunim me Orkestrën e Radio Televizionit Shqiptar RTSH, kemi kënaqësinë të mbështesim pjesëmarrjen e instrumentistit italian Giorgio Mandolesi, fagot.

Programi: Koncert Gioacchino Rossini për fagot dhe orkestër – Ottorino Respighi “Arie e Danze Antiche” – Koncert Mozart

Giorgio Mandolesi – U diplomua me rezultate të shkëlqyera në vitin 1991 pranë Konservatorit Santa Cecilia në klasën e M˚ Marco Costantini dhe në 1999 pranë Shkollës Muzikore të qytetit në Milano me M˚ Alberto Grazzi, në fagot barok dhe klasik.

Fitues i konkursit Primo Fagot i disa prej orkestrave më të rëndësishme italiane: Orkestra e Teatro La Fenice, Teatro Lirico në Cagliari dhe Teatro Carlo Felice në Genova. Ai ka bashkëpunuar gjithashtu me Orkestrën Mbretërore Concertgebouw, Bamberger Symphoniker, Orkestrën e Akademisë Kombëtare të Santa Cecilia, Bremen Kammerphilharmonie, Orkestrën e Gran Teatre del Liceu, Orkestrën e Festivalit të Luzernit, Orkestrën e Dhomës Mahler.

Ka luajtur me ansamblet më të mira të muzikës së vjetër: “The English Concert” të Trevor Pinnock, “Il Giardino Armonico” të Giovanni Antonini, “La Petite Bande” të Sigiswald Kuikjen, “Europa Galante” të Fabio Biondi, “La Grande Ecurie et la Chambre de Roi”, “L’Orchestre” , Koncert Italian nga Rinaldo Alessandrini. Është pjesë e Ansamblit Zefiro, një ansambël frymor me instrumente origjinale, dhe i Kuintetit Moraguès, kuintetit më të vjetër francez të frymës. Ka regjistruar për Virgin Records, Calliope, Stradivarius dhe Bongiovanni, për radion kombëtare italiane dhe franceze, si dhe për radion e Vatikanit.

Merr pjesë aktive në jetën muzikore dhe didaktike të Katalonjës (Spanjë), duke u ftuar rregullisht në ESMUC Escola Superior de Musica de Catalunya dhe JONC Jove Orchestra National de Catalunya.

Giorgio Mandolesi është aktualisht Solist Primo Fagot i Orchester de Paris, Profesor i Fagotit Historik dhe Modern në Zurcher Hochschule der Kunste në Cyrih, Profesor i Fagotit Historik në Conservatoire National Superieur de Musique et Danse në Paris, Profesor i ftuar në PESMD të Bordò , Profesor i ftuar në Liceun e Barcelonës, profesor i ftuar në Kolegjin Mbretëror të Muzikës në Londër. Ai gjithashtu ftohet rregullisht për të dhënë mësime masterclass në të gjithë botën.

  • Organizuar nga: RTSH - Orchestra Radio TV albanese
  • Ne bashkepunim me: IIC di Tirana