Instituti Italian i Kulturës, në bashkëpunim me Politeknikun e Tiranës, Universitetin e Pizës, Universitetin e Firences, Universitetin Politeknik të Valencias (UPV) dhe Qendrën Muzeale të Durrësit, ka kënaqësinë të prezantojë konferencën ndërkombëtare FORTMED – Fortifications of the Mediterranean Coast.
FORTMED 2024 është Konferenca Ndërkombëtare kushtuar fortifikimeve të Mesdheut, e mbërritur në edicionin e saj të shtatë, pas përvojave të mëparshme të mbajtura në Valencia, Firence, Alicante, Torino, Granada dhe Piza.
Konferenca do të mbahet në datat 18, 19 dhe 20 Prill 2024 pranë Universitetit Politeknik të Tiranës, Shqipëri.
Objektivi kryesor i konferencës është shkëmbimi i njohurive dhe bashkëndarja e tyre për një kuptim, vlerësim, menaxhim dhe valorizim më të mirë të Kulturës dhe Trashëgimisë së arkitekturës së fortifikuar, të zhvilluar përgjatë bregdetit të Mesdheut, duke marrë në konsideratë edhe fenomenet e ndodhura përtej detit. Shpërndarja e rezultateve është mjeti thelbësor për të arritur objektivin e caktuar.
Konferenca do të ketë karakter ndërdisiplinor, në të cilën do të japin ndihmesën e tyre arkitektë, inxhinierë, arkeologë, historianë, gjeografë, hartografë, operatorë dhe administratorë të trashëgimisë kulturore, profesionistë të sektorit të turizmit, ekspertë të restaurimit-konservimit dhe shpërndarjes së trashëgimisë. Ideja është të inkurajojë realizimin e një vizioni bashkëpunues, të integruar dhe të përditësuar, i cili do ta çojë kërkimin mbi këtë temë në nivelet më të larta të shekullit XXI. https://www.fortmed.eu/
I gjithë programi mund të konsultohet në këtë link Program_v_2024_02_10.pdf (fortmed.eu)