Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të mbështesë Art House me workshop-in e artistes Claudia Losi.
Për të tretin vit radhazi Art House vazhdon punën në fushën e artit bashkëkohor me shkollat e qytetit të Shkodrës. Artistja e zgjedhur është Claudia Losi, e cila për shkak të karakteristikave të punës dhe kërkimeve të saj artistike, i jepet në mënyrë krejtësisht natyrale punës me të vegjlit. Rrugëtimi i studentëve me Claudia Losi-n është pjesë e një rrugëtimi që Art House ka nisur tashmë me dy artistë të tjerë bashkëkohorë Maria Lai dhe Marisa Merz, kërkimi artistik i të cilave shërbeu si ndihmesë në krijimin e artefakteve artistike të realizuara nga vetë nxënësit nën drejtimin e mësuesve.
Wortkshop-i, i cili filloi në nëntor 2023 dhe do të përfundojë në maj 2024, është pjesë e kontekstit më të gjerë të Ekranit të Artit, një festival filmi eksperimental i organizuar nga Art House, i mbërritur tashmë në edicionin e tij të gjashtë, i cili këtë vit do të zhvillohet në Shkodër nga data 5 deri më 9 qershor.
Shkollat e mesme të zgjedhura për këtë projekt janë Ismail Qemali dhe Miqësia ku nxënësit studiojnë edhe gjuhën italiane, për këtë arsye besojmë se kjo përvojë paraqet një pasurim në aspektin gjuhësor por edhe artistik e kulturor.
Workshop-i i Claudia Losi-t, përveç momenteve të shkëmbimit dhe diskutimit online, do të marrë formën e tre takimeve me praninë aktive në shkolla. Në takimin e parë të muajit nëntor, artistja prezantoi punën e saj përpara nxënësve të shkollave të listuara më sipër, të cilat përcaktuan edhe drejtimin që duhet marrë për fillimin e punës që do të kryejnë nxënësit.
Një takim i dytë do të zhvillohet nga data 18 deri më 21 mars 2024. Në atë periudhë studentët do të kenë filluar tashmë punën për artefaktet dhe prania e Claudia-s do të shërbejë si udhërrëfyes në një fazë tashmë të avancuar të rrugëtimit të tyre.
Realizimi përfundimtar i artefakteve është planifikuar për në fillim të majit. Takimi i tretë me artisten do të jetë gjatë Festivalit Ekrani i Artit që do të mbahet nga data 5 deri më 9 qershor në qytetin e Shkodrës. Me atë rast do të prezantohet puna e studentëve falë edhe ngritjes së ekspozitës së këtyre artefakteve.
Komunikimi mes Art House, artistit, mësuesve dhe studentëve do të jetë i vazhdueshëm gjatë gjithë këtyre muajve.
Ashtu si në vitet e kaluara, i gjithë procesi do të dokumentohet përmes materialit video dhe fotografik, një pjesë e të cilit do të përdoret për të krijuar një video 10-minutëshe, e cila gjithashtu do të prezantohet në qershor.
Artistja
Claudia Losi ka lindur në Piacenza në vitin 1971 ku jeton dhe punon ende. Ajo studjoi në Akademinë e Arteve të Bukura në Bolonja ku u diplomua në vitin 1994 dhe në Fakultetin e Gjuhëve dhe Letërsive të Huaja gjithashtu në Bolonja ku u diplomua në vitin 1998. Ka ekspozuar në Itali dhe jashtë saj, si dhe ka marrë pjesë në disa ekspozita kolektive duke përfshirë më të fundit: Al Tuo Passo (2023), kuruar nga Alessandra Pioselli dhe Ilaria Bignotti, instalimi i shtegut nga Nembro në Lonno (BG); Stare a Guardare (2023) kuruar nga UNIDEF, Fondazione Pistoletto, Città Studi Biella, 2022. Ndër kombinimet e pafundme të mundshme, Arte in Fabbrica, Calenzano; Being There, Oltre il giardino, Rocca Roveresca, Senigallia; 2021 Being There. Oltre il giardino, Hansen House, Jerusalem, 2020 As hands remember, Monica De Cardenas, Zuoz; Ossi, MAMbo in collaborazione con Museo Carlo Zauli Bologna, 2019 Being There, Ikon Gallery, Birmingham, 2018 Rime d’amore – Voce a vento, Monte Bulgheria – Parco Nazionale del Cilento e del Vallo di Diano, Salerno, 2017; Asking Shelter, Monica De Cardenas, Milano, 2016 How do I imagine being there? Collezione Maramotti, Reggio Emilia, 2014 La Promessa, performance, Sponzfest 2, Alta Irpinia, Calitri, 2013 Les Funérailles de la Baleine, Museo di Scienze Naturali, Livorno. Ka fituar disa rezidenca artistësh jashtë vendit, duke përfshirë Francën, Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin.
Puna e Claudia Losi-t zhvillohet kryesisht përmes projekteve multidisiplinare që mishërojnë artin e konceptuar si një proces i vazhdueshëm në kohë, forma të fundme por të pakapshme. Kërkimet e saj përqendrohen gjithmonë tek marrëdhëniet mes njeriut dhe mjedisit që e rrethon, si dhe tek ato mes individit dhe komunitetit.
Marrëdhënia e saj me shkencën dhe interesi për natyrën, tema të përsëritura në veprat e saj, e kanë lejuar të përqendrojë vëmendjen tek rrugëtimi, i kuptuar jo vetëm si një praktikë artistike, por edhe si një mjet ideal për të zhvilluar reflektimet e saj mbi peizazhin.
Krijimi i veprave të saj përmes veprimtarive artizanale si thurje, qëndisje, qepje, punime me daltë etj., i ka veshur ato me një tis të lehtë, përrallor dhe gati ëndërrimtar.