Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

SPORE me regji nga Federica Altieri në Teatrin Kombëtar të Tiranës

SPORE_teatro

Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me shoqatën kulturore APPERCEZIONI dhe Teatrin Kombëtar të Tiranës ka kënaqësinë të prezantojë  shfaqjen SPORE nga Federica Altieri.

Më 27 mars 2024, projekti intermedial që eksploron lidhjen mes artit dhe shkencës përmes gjuhës poetike rinis nga Tirana.

Brenda SPORES, muzika, realiteti i shtuar, teatri, metaversi, vallëzimi, poezia, fotografia do të shkrihen në një rrugëtim interaktiv me publikun. Një përshkim  i hapësirës shëtitëse ku publiku shndërrohet në “instalacion” dhe ku një kastë ekselencash kulturore ndërkombëtare do të krijojë një shfaqje me një ndikim të fortë emocional. Një ansambël elementësh të cilët, duke mos humbur veçantinë e tyre, ndërveprojnë me njëri-tjetrin nëpërmjet teknologjive të reja.

Ndër shfaqjet e ndryshme “The MegaPixel”, vepra më e fundit e Flavia Mastrella-s, Luani i Artë për Karrierën në Bienalen e Venecias 2018, së bashku me Antonio Rezza-n, i cili e tregon kështu:

“Një piksel bëhet gjigant, duke mirëpritur vizitorin në një udhëtim virtual dhe vetmitar; një realitet i krijuar nga objekte të përbashkëta që marrin një rëndësi rituale”. Flavia Mastrella, së bashku me Federica Altierido, do të krijojë një sërë botësh fantastike.

Eksperimentimi i kompanisë Appercezioni do të ketë protagonistë realë dhe virtualë: Eliana Leshaj, Maria Letizia Gorga, Flavia Mastrella, Antonio Rezza, Ermanno Baron, Paola Favoino, Oriana Cardaci, Ashai Lombardo Arop, Daniele Torracca, Claudio Ammendola, Barbara Faoniai, Alessandra Fiordaliso, Yurii Khadzhymiti, grupi i studentëve të rinj nga Teatri Kombetar  dhe grupi i studiuesve dhe studentëve nga Universiteti Polis i Tiranës, partner operacional i projektit SPORES i cili me Valerio Perna do të kujdeset për komunikimin e aktivitetit.

Shoqata kulturore Appercezioni fton studentët e Teatrit Kombëtar, studentët e Universitetit Polis dhe të gjithë të rinjtë e interesuar për seminarin me hyrje të lirë INTERMEDIALITETI në qytetin e Tiranës, një përhapje e projektit, për të sensibilizuar një metodologji të re artistike, lindur nga një ide e Federica Altieri-t, e cila bashkon artin dhe shkencën, bazuar në bashkëjetesën e qasjeve të ndryshme artistike në lidhje me teknologjitë e reja.

Nëpërmjet kësaj bashkëlidhje të ngushtë mes Artit dhe Shkencës, çdo student do të shoqërohet në zhvillimin e aftësive të tij më të natyrshme dhe instinktive, derisa të zhvillojë një krijim personal, i cili do të kridhet në një eksperimentim intermedial. Kjo sfidë shkrihet me teknologjitë e reja dhe mbi të gjitha me Metaversin, i cili bëhet pjesë e përpunimeve të reja shprehëse.

Brenda në fakt, përvojat e ndryshme të Spore: 4 eksperimente që i dhanë jetë këtij projekti shfaqen, shpjegohen, ripërpunohen.

Protagonistë janë kompania Appercezioni e drejtuar në mënyrë anarkike nga Federica Altieri

Dyshja e Luanit të Artë për karrierën Flavia Mastrella dhe Antonio Rezza

Eugenio Barba dhe Julia Varlej nga Odin Teatret

Valerio Peroni dhe Alice Occhiali nga Nordisk

Në Tiranë, së bashku me shfaqjen e kompanisë Appercezioni, do të jetë edhe premiera ndërkombëtare Euforia Carogna, ekspozita virtuale që tregon për publikun e gjerë karrierën 30-vjeçare të dyshes Rezza-Mastrella. Një rrugëtim gjithëpërfshirës nëpër habitatet dhe skulpturat e Flavia Mastrella-s dhe “pjesët” më të famshme të aktorit dhe performuesit Antonio Rezza, e gjitha e shoqëruar ng kolona zanore e muzikantit italian Ermanno Baron.

Shfaqja do të jetë korale dhe do të shfrytëzojë përmirësimin teknologjik të kompanisë më të rëndësishme italiane në këtë sektor, Carraro LAB, e përfaqësuar nga Roberto dhe Andrea Carraro.

Takimi është pra më 27 Mars 2024 në Teatrin Kombëtar të Tiranës, në bashkëpunim dhe me mbështetjen e Institutit Italian të Kulturës.

Në datën 26 mars, laboratori Metaverse do të mbahet në Teatrin Kombëtar me mundësinë e eksperimentimit me teknologjitë e gjeneratës së fundit, organizuar nga Carraro Lab dhe Appercezioni, në bashkëpunim me Universiteti Polis të Tiranës.

Ndërsa në datat 9 dhe 10 mars Federica Altieri dhe Maria Letizia Gorga do të zhvillojnë një stage me hyrje të lirë me studentët e Teatrit, të cilët do të integrohen në shfaqjen e datës 27 mars.

Spores, projekti fitues i thirrjes Creative Europe 2021 – 2027, lindi nga një ide e Federica Altieri-t të kompanisë Appercezioni. Muzika, realiteti i shtuar, teatri, metaverset, kërcimi, poezia dhe fotografia shkrihen në një rrugëtim interaktiv me publikun.

 “Spore është një aktivitet i zhvilluar nga një kolektiv artistësh, që i përkasin fushave të ndryshme të artit të performancës, që synon ripërpunimin e konceptit të krijimtarisë. Kreativiteti është, në fakt, vokacioni i artit modern, i cili në këtë mënyrë lidhet me një kërkesë për liri, rrjedhimisht me një utopi anarkike; anarkia si shprehje e barazisë, e masës së barabartë të të gjithë komponentëve. Kështu, artet e ndryshme mund të konvergojnë dhe forcojnë njëra-tjetrën, duke marrë pjesë aktive, secila në mënyrën e vet, për të stimuluar shqisat, apo edhe duke prodhuar polisense. Parimi anarkiko-krijues, pra, mund të shfaqet në kalimin nga një strukturë vertikale në hipoteza formale horizontale ku çdo “figurë” ripërpunohet dhe ku drejtimi artistik shndërrohet në një ndërlidhje e pastër”. Marrë nga Manifesti Spore i shkruar nga Federica Altieri dhe Francesco Muzzioli.

Kompania Appercezioni eksperimenton një rrëfim antropologjik të shoqërisë bashkëkohore, duke treguar arritjet dhe dështimet e saj, entuziazmin dhe stepjen, duke u ballafaquar thellësisht me arte të ndryshme, në një lojë inovative.

Imazhet komunikojnë me atë që i rrethon: aktrim, muzikë, kërcim, drita, zëra. Një ansambël elementësh që ndonëse nuk e humbin veçantinë e tyre, ndërveprojnë me njëri-tjetrin përmes teknologjive të reja.

Publiku shndërrohet në instalacion, asnjë karrike e renditura, por të gjitha të shpërndara në drejtime të ndryshme. Shfaqja nuk ka skenë kryesore, spektatori mund të vëzhgojë atë që sheh nga të gjitha këndvështrimet, në një rrëfim mbi njeriun dhe identitetin.

Muzika dal vivo dhe projeksionet e një universi që përfshin gjithçka, krijon një kaleidoskop imazhesh dhe tingujsh: ndërsa dikush largohet nga aspekti thellë i universit, çrregullimi duket se zhduket dhe më pas rishfaqet kryesisht me afrimin e jetës së përditshme.

https://spores-project.eu/

  • Organizuar nga: Shoqata Kulturore Appercezioni
  • Ne bashkepunim me: Instituti Italian i Kulturës në Tiranë dhe Teatri Kombëtar