Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Emanuele Torquati, piano – “Homazh për Giancarlo Cardini (1940-2022)”

E.Torquati_Tirana26.03_web

Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me Teatrin e Operës dhe Baletit, ka kënaqësinë të prezantojë recitalin e pianistit Emanuele Torquati.
Programi është një homazh për kompozitorin Giancarlo Cardini (1940-2022).

“A thoughtful and fascinating musician” (New York Times), Emanuele Torquati është sot një nga pianistët më të vlerësuar. Veçanërisht i vëmendshëm ndaj repertorit bashkëkohor, Emanuele Torquati luan rregullisht në të gjithë botën për institucione të rëndësishme si Alte Oper e Frankfurtit, Universiteti i Kolumbias në Nju Jork, Konservatori New England në Boston, Teatro Colón Buenos Aires, Ateneul Bukuresht, Fondacioni Louis Vuitton Paris, si dhe për Festivale si MITO, I Concerti del Quirinale, Maggio Musicale Fiorentino, Unione Musicale, Biennale Musica, Musica Strasburg, Klangspuren, Heidelberger Frühling. Shfaqjet e tij janë transmetuar nga ente prestigjioze si RAI, BBC Radio3, Deutschlandradio Kultur, MDR Kultur, Radio France, Radio Switzerland, RTÉ lyric fm dhe Euroradio.

U diplomua në Firence me Giancarlo Cardini, dhe specializua me Konstantin Bogino, Alexander Lonquich, Yvonne Loriod-Messiaen dhe Ian Pace. Për 10 vjet ka qenë drejtor artistik i Festivalit “music@villaromana” në Firence dhe që prej vitit 2015, është një nga autorët e programit të Radio3 “Mësime muzike”. Përsa i përket regjistrimeve, ka regjistruar veprat e plota në piano të Albert Roussel, Alexander Zemlinsky dhe Charles Griffes për BrilliantClassics. Në vitin 2021, doli në treg albumi i tij i fundit, “L’Anima e la Danza“, i publikuar nga Stradivarius, një projekt që zë fill tek Couperin e mbërrin deri në ditët e sotme. Në fushën bashkëkohore ka regjistruar për COL LEGNO, KAIROS, NEOS dhe RTV. Së bashku me violonçelistin Francesco Dillon, ka realizuar 3 CD kushtuar Robert Schumann, veprat e plota të Franz Liszt dhe një CD me vepra të veçanta brahmsiane, me rastin e dhjetëvjetorit të partneritetit të tyre. Pasioni i tij për muzikën bashkëkohore e ka shtyrë të interpretojë si pianist i parë apo solo, vepra të ndryshme dhome për piano, si dhe të bashkëpunojë intensivisht me kompozitorë të rëndësishëm, si: Salvatore Sciarrino, Francesco Filidei, Sylvano Bussotti, Wolfgang Rihm, Kaija Saariaho, Beat Furrer, Jonathan Harvey, Philip Glass, Thomas Larcher, Brett Dean, Magnus Lindberg, Peter Ablinger, apo me me artistë si Isabel Charisius, Matthias Pintscher, Marisol Montalvo, Garth Knox, Susanne Linke, Quartetto Prometeo.

http://www.emanueletorquati.com/

Që nga viti 2015 është një nga autorët e emisionit Lezioni di Musica në RAI Radio3.

Ka interpretuar si solist me Orkestrën Filarmonike të Buenos Aires, Avanti! Orkestrën e Dhomës, Orkestrën Kombëtare Simfonike Lituaneze, Orkestrën Rajonale të Toskanës, Orkestrën Kombëtare Simfonike RAI, Orkestrën Haydn të Trentos dhe Bolzanos.

Emanuele Torquati ka regjsitruar gjithashtu për Kairos, Col Legno, Brilliantclassics, Stradivarius, si dhe veprën e plotë për piano të A. Roussel, A. Zemlinsky dhe C. Griffes. Albumi i tij i fundit “L’Anima e la Danza”, një udhëtim tematik që varion nga Couperin në Benjamin, ka fituar çmime të ndryshme duke përfshirë Diskun e Artë nga revista Amadeus. Së bashku me violonçelistin F. Dillon, ka regjistruar tre albume të Schumann-it, veprën e plotë të F. Liszt dhe një përzgjedhje veprash brahmsiane, me rastin e dhjetëvjetorit të Duo-s në 2018.

Pasioni për muzikën bashkëkohore e ka bërë të performojë në premiera të shumta dhe të punojë me kompozitorë si S. Sciarrino, S. Bussotti, F. Filidei, W. Rihm, K. Saariaho, B. Furrer, J. Harvey, T. Larcher, P. Glass, B. Dean, M. Lindberg, P. Ablinger.

Pianisti është ftuar për të mbajtur masterklasa nga institucione italiane dhe ndërkombëtare dhe aktualisht jep mësim në Konservatorin “Niccolò Paganini” në Genova. Për më tepër, për një dekadë, ai ka qenë drejtor artistik i Festivalit Music@villaromana në Firence.

Me rastin e debutimit të tij në Tiranë në sallën e Teatrit të Operës dhe Baletit, Emanuele Torquati do të prezantojë një program që varion nga fundi i viteve tetëqind deri tek bashkëkohorja, kushtuar kompozitorit Giancarlo Cardini.

Programi:

Programma:

  1. Busoni (1866-1924)
    Elegien (1907-1909)
  2. 3 “Meine Seele bangt, und hofft zu dir” – Choralvorspiel
    n. 6 “Erscheinung” – Notturno
  3. Debussy (1862-1918)
    Nocturne (1892)
  4. Fauré (1845-1924)
    Nocturne op. 33 n. 1 (1875)

         – – – – – – – – – –

  1. Azzan (1987)
    Time Changes the Memory of Things (2021)
  2. Cardini (1940-2022)
    Secondo Improvviso (2005)
  3. Corti (1986
    Compendium (2020)
  4. Castaldi (1930-2021)
    Finale (1971-1973)

http://www.emanueletorquati.com/

26 mars 2024 në orën 19:00

Salla e Koncerteve, Teatri i Operas dhe Baletit – Sheshi Skënderbej, Tiranë

Biletat në shitje nga ora 10:00 deri në 14:00 dhe nga ora 16:00 deri në 20:00 pranë Teatrit të Operas

  • Organizuar nga: Instituti Italian i Kulturës në Tiranë
  • Ne bashkepunim me: Teatri i Operas dhe Baletit Tiranë