Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

MAYBE TIRANA – Konferencë e arkitektit Stefano Pujatti me rastin e Italian Design Day 2024 – Edicioni VIII

S.Pujatti_IDD_web

Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës dhe Fakultetin e Arkitekturës së Politeknikut të Tiranës, me rastin e edicionit të VIII të Italian Design Day, prezanton një konferencë nga arkitekti Stefano Pujatti, themelues i studios ElasticoFarm.

Stefano Pujatti do të flasë për punën e ElasticoFarm, se si mjedisi fizik dhe kulturor në të cilin jetojmë dhe punojmë ndikon në ndjenjat tona dhe rrjedhimisht në planifikimin dhe përparimin tonë, për mënyrën se si të ushqehen dyshimet, dhe jo siguritë, si dhe për vetëdijen se çdo vendim përjashton zhvillime të mundshme që janë potencialisht po aq të vlefshme. Ai do të flasë gjitahshtu për dizajnin të kuptuar si përkthim i ëndrrave në shenja, për projektin si një akt i hedhjes përpara, përtej pengesës, të esencës që ka distiluar vizatimi, për ndërgjegjësimin si një mjet i domosdoshëm për të kuptuar se si duhet vepruar në mënyrë të qëndrueshme, për të përdorur forcat e natyrës si aleate të projektit, duke i integruar ato në procesin e transformimit të mjedisit, për planifikimin si një vizion optimist i së ardhmes, ku ajo që imagjinohet, përmes strategjisë dhe teknikës, mund të modifikojë realitetin, për ta bërë atë më të ngjashëm me atë botë që ne duam të aspirojmë, por që sigurisht nuk është e vetmja botë e mundshme.

Së fundi ai do të flasë për përparimin, avancimin dhe stepjen, endjen dhe ndryshimin e kursit, mbajtjen e yllit polar si referencë, pa u hutuar shumë nga kometat.

ElasticoFarm me seli në Chieri (TO), Budoia (PN) dhe Toronto (Kanada) u themelua në 2005 nga Stefano Pujatti dhe Alberto Del Maschio.

Hulumtimi i ElasticoFarm synon të harmonizojë rezultatet e eksperimentimit, i cili kryhet vazhdimisht mbi formën dhe materialet, me interesat e klientit dhe nevojat e përdoruesve të ardhshëm. Valorizimi i peizazhit, si ai natyror ashtu edhe ai antropik, ndodh duke futur mjete leximi që u përkasin disiplinave shkencore dhe artistike edhe të largëta nga praktika e arkitekturës. Kjo qasje lejon identifikimin e temave të dizajnit të afta për të zbuluar thelbin e vendeve dhe artefakteve para-ekzistuese, duke zbuluar potencialin e tyre më pak të dukshëm. Pavarësisht nga shkalla, ndërhyrjet e ElasticoFarm konceptohen gjithmonë si qendra urbane, të afta për të ndikuar, rigjallëruar dhe përmirësuar kontekstin në të cilin ndodhen, duke rritur aspektet pozitive dhe të veçanta të tij.

Punimet e ElasticoFarm janë botuar në libra dhe revista, si  dhe janë ekspozuar në ekspozita të shumta, duke përfshirë Bienalet e Arkitekturës së Venecias (2006, 2010, 2014 dhe 2021), Bienalen e Arkitekturës Brasilia në 2006, Festivalin e Arkitekturës në Londër8 Formografike dhe ekspozitën Form Matters pranë Institutit Italian të Kulturës në Toronto në vitin 2015. Studioja është vlerësuar me disa çmime: në vitin 2006 Stefano Pujatti fitoi çmimin kombëtar INARCH-ANCE si projektues i ri. Hotel 1301 inNN- Slowhorse ishte finalist i çmimit Mies Van der Rohe 2013 dhe fitues i çmimit The Plan 2015. Në vitin 2021 Stefano Pujatti u emërua Arkitekti i Vitit nga AIAC (Shoqata Italiane e Arkitekturës dhe Kritikës). Në vitin 2017 Maison Glacé u nderua me çmimin ARCHMARATON në Miami. Projekti Stoned u nominua për çmimin Mies Van der Rohe 2019, ndërsa Houses of Cards dhe Le Batiment Descendant l’Escalier u nominuan për të njëjtin çmim për vitin 2022. Në vitin 2023 ElasticoFarm fitoi Çmimin Italian të Arkitekturës organizuar nga Maxxi di Milano dhe Triennale , ex aequo si ndërtesa më e mirë për projektin S-LAB.

Stefano Pujatti lindi në Aviano në vitin 1968. Ai u diplomua për arkitekturë pranë Institutit Universitar të Arkitekturës së Venecias dhe pas përfundoi studimet master në arkitekturë pranë Sci-Arch në Los Angeles, Kaliforni. Pas bashkëpunimit me Coop-Himmelblau në Los Anxhelos dhe Gino Valle Architetti në Paris, ai u bë bashkëthemelues i Studio Elastico në 1995. Nga viti 2004 deri në 2013 punoi si docent universitar pranë Fakultetit I të Arkitekturës së Politeknikut të Torinos dhe nga viti 2014 deri në vitin 2016 pranë UoT (Universiteti i Torontos – Kanada), kursi “Dizajn Arkitekturor”. Në të njëjtat vite, u ftua ndërkombëtarisht nga universitete të ndryshmes i folës dhe kritik, duke përfshirë RMIT – Melburn, Universiteti Hoesi – Tokio, Accademia di Architettura – Mendrisio. Sot Stefano Pujatti drejton studion ELASTICOSPA, me qendër në Chieri (TO), dhe që nga viti 2016 edhe ELASTICOSPA+Inc, me qendër në Toronto, e fokusuar tek zhvillimi i projekteve në Amerikën e Veriut. Puna e studios është prezantuar në shumë libra dhe revista si në nivel kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar, si dhe është ftuar në aktivitete të rëndësishme ndërkombëtare si psh., në disa edicione të Bienales së Venecias, në Bienalen e Arkitekturës Brasilia dhe Festivalin e Arkitekturës në Londër, si dhe është përzgjedhur gjithashtu për të përfaqësuar arkitekturën italiane. në ekspozitën udhëtuese “Piccole Utopie”.

https://www.elasticofarm.com/

18.03.2024 në orën 18:30

Piramida e Tiranës – Kubi U9

Hyrja e lirë

Aktivitet me përkthim simultan

  • Organizuar nga: Instituti Italian i Kulturës në Tiranë
  • Ne bashkepunim me: Bashkia e Tiranës dhe Fakulteti i Arkitekturës i Politeknikut të Tiranës