Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Të studiosh në Itali – edicioni i IX, 2024 – Tiranë | 15-16 mars

Studiare in Italia_2024

Në datat 15 dhe 16 mars, 35 institucione akademike italiane, përfshirë Universitete, Akademi të arteve të bukura dhe Konservatorë do të jenë të pranishëm në Tiranë. Veprimtaria synon të promovojë dhe mbështesë bashkëpunimin mes sistemeve akademike italiane dhe shqiptare, si dhe t’u prezantojë studentëve mundësi të shumta studimi në Itali. Në fakt, është pikërisht Italia që shumë të rinj shqiptarë e shohin me interes për studimet e tyre universitare, një vend që vazhdon të jetë tërheqës për shkak të cilësisë së ofertave akademike, afërsisë gjeografike dhe lidhjeve të ngushta historike, ekonomike e kulturore.

Personeli i Ambasadës Italiane i cili do të jetë gjithashtu i pranishëm në Panair, do të japë informacion të dobishëm për procedurat e regjistrimit dhe kërkesës për viza studimi. Kujtojmë se në vendin tonë ka tre shkolla të mesme dygjuhëshe, të cilat lëshojnë tituj studimi të lartë të njohur nga Ministria e Arsimit Italian dhe se në rreth 300 shkolla, falë projektit ILLIRIA të mbështetur nga MAECI, gjuha italiane studiohet si gjuhë e huaj e parë ose e dytë.

Mbrëmjen e së premtes, 15 mars, në Hotel Rogner Tirana do të organizohet një takim me përfaqësues të universiteteve kryesore shqiptare, me qëllim krijimin e kontakteve për bashkëpunimet e ardhshme ndëruniversitare.

Gjatë gjithë ditës së shtunë 16 mars, institucionet akademike italiane do t’i përkushtohen takimeve të drejtpërdrejta dhe të personalizuara me studentë të interesuar për të ndjekur studimet në Itali. Nga ora 10.00 deri në orën 18.00, çdo institucion do të ketë në dispozicion një stendë ku do të mund të japë informacione dhe të mbledhë shprehjet e interesit.

Programi:

E premte 15 Mars:

18.00-21.00 – Takim me përfaqësues të universiteteve shqiptare dhe përgjegjës të sektorit të ndërkombëtarizimit për bashkëpunim

E shtune 16 mars:

10.00-18.00 Panairi i Studimit

Hotel Rogner Tirana -Bussines Center

Hyrja e lirë

  • Organizuar nga: Instituti Italian i Kulturës në Tiranë