Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Prezantim i librit të Mitrush Kutelit “Antichi racconti albanesi”

Tregime-te-mocme-italisht_M.Kuteli

Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me Albania Lettraria ka kënaqësinë të prezantojë antologjinë e tregimeve të Mitrush Kutelit, të përkthyer në italisht “Antichi racconti albanesi”, botuar nga Argo Editrice.

Të pranishëm:

Pandeli Pasko, i biri i Mitrush Kutelit

Mimoza Hysa, drejtoreshë e Qendrës Botuese Diaspora

Anna Lattanzi, Albania Letteraria

Antichi racconti albanesi të Mitrush Kutelit, është një përmbledhje e vogël, ku përfshihen balada dhe rapsodi popullore, të cilat shkrimtari ka dashur t’i transkriptojë në formën e tregimeve. Përmbajtja e tyre është marrë nga dy burime të mëdha: ai i maleve të veriut dhe ai arbëresh. Dy burime, por të bashkuar në një të vetëm: popullin shqiptar.

Dhimitër Pasko (Pogradec, 13 shtator 1907 – Tiranë, 4 maj 1967) ka qenë ekonomist, përkthyes, kritik letrar dhe autor i letërsisë së shkurtër, i konsideruar së bashku me Ernest Koliqin, bashkëthemelues i prozës moderne shqiptare. Kuteli ishte i pari ndër autorët e Vendit të Shqiponjave që është marrë me kritikë letrare dhe ka botuar një libër lidhur me këtë temë. Më 16 maj 1947 arrestohet dhe dënohet me 5 vjet burg si “armik i popullit” për “agjitacion dhe propagandë”. Pas 7 muaj hetimesh, ai u dërgua në kampin e Vloçishtit në Maliq dhe më pas në burgun e Tiranës. U fal dhe u lirua në maj 1949. Nuk u punësua në fushën ekonomike: punoi si përkthyes në gazetën “Zëri i Popullit” deri në vitin 1953. Bashkëpunoi me shtëpinë Naim Frashëri, shtëpia botuese, ku qëndroi deri në vitin 1967, vit i ndarjes nga jeta. Në ato vite, Kuteli shkroi libra për fëmijë dhe tregime të tjera si ‘Zinzifillua’, ‘Legjendat Shqiptare’, ‘Në një cep të Ilirisë së lashtë’, ‘Netët e përrallave në fshatin e qepëve’, ‘Emigrimi’, ‘Hekuri dhe Çeliku’, ‘Vërshimet e lumenjve’ dhe ripunoi shumë tregime si ‘Vjeshta e Xheladin Beut’, ‘Xha Braho i Shkumbanores’, ‘Më kot’, ‘Heshtja para stuhisë’ etj.

“L’Albania Letteraria” është një projekt ambicioz për njohjen dhe promovimin e autorëve shqiptarë të botuar në gjuhë italiane, i ideuar nga kritikja letrare Anna Lattanzi, nën kujdesin e drejtuesit të “Albania News”, Olti Buzi.

13.03.2024, ora 18:30

Biblioteka e IIC Tiranë

Hyrja e lirë

Gjuha e aktivitetit: italisht

  • Organizuar nga: Instituti Italian i Kulturës në Tiranë dhe Albania Letteraraia