Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të rinovojë bashkëpunimin me Forumin Ndërkombëtar të Arkitekturës SHARE edhe për vitin 2024.
Për edicionin SHARE-Kosovë, kemi kënaqësinë të mbështesim pjesëmarrjen e arkitektit Stefano Pujatti, themelues i studios ElasticoFarm.
Lindur në Aviano në vitin 1968, u diplomua në arkitekturë pranë Institutit Universitar të Arkitekturës së Venecias dhe më pas ndoqi studimet master në arkitekturë pranë Sci-Arch në Los Angeles, Kaliforni. Pas bashkëpunimit me Coop-Himelblau në Los Anxhelos dhe Gino Valle Architetti në Paris, bashkëthemeloi Studion Elastico në 1995. Nga viti 2004 deri në 2013, punoi si profesor pranë Fakultetit I të Arkitekturës së Politeknikut të Torinos dhe nga viti 2014 deri në vitin 2016 pranë UOT (Universiteti i Torontos – Kanada), kursi “Dizajn Arkitekturor”. Në të njëjtat vite ai u ftua në mbarë botën, si kumtues dhe kritik, pranë universiteteve të ndryshme, duke përfshirë RMIT – Melburn, Universiteti Hoesi – Tokio, Accademia di Architettura – Mendrisio. Sot Stefano Pujatti drejton studion ELASTICOSPA, me qendër në Chieri (TO), dhe që prej vitit 2016, mbështetet tek ELASTICOSPA+Inc, me qendër në Toronto, lidhur me zhvillimin e projekteve në Amerikën e Veriut. Puna e studios është prezantuar në shumë libra dhe revista si në nivel kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar dhe është ftuar në aktivitete të rëndësishme ndërkombëtare, si disa edicione të Bienales së Venecias, në Bienalen e Arkitekturës Brasilia dhe Festivalin e Arkitekturës në Londër. Ai ka fituar çmime të shumta, si psh. çmimin Inarch-Ance si profesionist i ri (2006), finalist i çmimit Mies Van Der Rohe (2012), kategoria Hospitality Plan Award (2015), çmimin Arkitekti Italian (2016), Çmimin Archmarathon Kategoria Visioning (2017 ); ai u përzgjodh gjithashtu për të përfaqësuar arkitekturën italiane në ekspozitën udhëtuese “Piccole Utopie”.
Për axhendën e aktivitetit klikoni:
https://lppo06onxp.postedstuff.com/V2-5yjd-ysvr-tEIK-ZUdQK/