Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

ITALIAN SCREENS – ARIAFERMA nga Leonardo Di Costanzo

Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të prezantojë Italian ScreensKinemaja e re italiane në bashkëpunim me Ambasadën e Italisë, Bashkinë Tiranë dhe Qendrës Kombëtare të Kinematografisë.

Kinemaja e re italiane mbërrin në Tiranë me ITALIAN SCREENS, një përmbledhje e filmave të përzgjedhur ndër kandidatët për çmimin David di Donatello, çmimi prestigjioz i Akademisë së Kinemasë Italiane, e cila çdo vit zgjedh filmat më të mirë italianë.

Italian Screens është një iniciativë e krijuar për të prezantuar më të mirën e kinemasë italiane dhe promovohet nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, nga Cinecittà për Drejtorinë e Përgjithshme të Kinemasë dhe Audiovizionit, nga Ministria e Kulturës dhe nga Akademia e Kinemasë Italiane – Çmimet David di Donatello.

Filmi që hap Italian Screens në Tiranë:

ARIAFERMA nga Leonardo Di Costanzo

Me: Toni Servillo, Silvio Orlando, Fabrizio Ferracane, Salvatore Striano, Roberto De Francesco

Dramë l Itali, 2021 l 122′

Një burg i vjetër i tetëqindës është në fazë ndryshimesh dhe si rezultat rregullat e ndarjes midis të burgosurve dhe rojeve janë liruar, duke krijuar shfaqjen e formave të reja të marrëdhënieve.

28 mars ora 19:00 në Kinema Millennium Tiranë (Rruga Murat Toptani)
Hyrja e lirë

Filman janë në italisht me titra në anglisht.

 

  • Organizuar nga: IIC Tirana
  • Ne bashkepunim me: DGCA, Premio David Di Donatello, Cinecitta'