Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të prezantojë Italian Screens – Kinemaja e re italiane në bashkëpunim me Ambasadën e Italisë, Bashkinë Tiranë dhe Qendrës Kombëtare të Kinematografisë.
Kinemaja e re italiane mbërrin në Tiranë me ITALIAN SCREENS, një përmbledhje e filmave të përzgjedhur ndër kandidatët për çmimin David di Donatello, çmimi prestigjioz i Akademisë së Kinemasë Italiane, e cila çdo vit zgjedh filmat më të mirë italianë.
Italian Screens është një iniciativë e krijuar për të prezantuar më të mirën e kinemasë italiane dhe promovohet nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, nga Cinecittà për Drejtorinë e Përgjithshme të Kinemasë dhe Audiovizionit, nga Ministria e Kulturës dhe nga Akademia e Kinemasë Italiane – Çmimet David di Donatello.
Mbyllim përmbledhjen me filmin:
FREAKS OUT nga Gabriele Mainetti
Me: Claudio Santamaria, Aurora Giovinazzo, Pietro Castellitto, Giancarlo Martini
Dramë l Itali, Belgjikë, 2021 l 140′
Në Romën e vitit 1943, katër miq punojnë në një cirk të drejtuar nga Izraeli, i cili zhduket papritur. Pa shefin e tyre për t’i drejtuar, Matilde, Cencio, Fulvio dhe Mario, ndihen të braktisur dhe kërkojnë një mënyrë për t’u larguar nga qyteti i pushtuar nga nazistët.
30 mars ora 19:00 në Kinema Millennium Tiranë (Rruga Murat Toptani)
Hyrja e lirë
Në italisht me titra në anglisht.