Ekspozita “Paolo Rossi, djali i artë” kushtuar kampionit italian të ndarë nga jeta pak kohë më parë do të organizohet nga data 2 deri më 25 shkurt në Muzeun Historik Kombëtar të Tiranës. Ekspozita e cila përfshin kujtime, fanella dhe fotografi ikonike nga karriera e futbollistit, promovohet nga World Camp International së bashku me Ambasadën Italiane në Shqipëri dhe Institutin Italian të Kulturës së Tiranës, me patronazhin e FIFA-s, CONI dhe FIGC.
Ekspozita mund të vizitohet nga e marta deri të dielën nga ora 09:00 deri në 19:00. Hyrja është e lirë.
Federica Cappelletti, bashkëshorte e Paolos dhe Presidente Nderi e Fondacionit Paolo Rossi, do të prezantojë memorale që nuk njihen nga publiku, medaljet origjinale nga Kupa e Botës 82, ndër të cilat spikat medalja e Kampionit Botëror.
Heroi i Mundial 82, golashënuesi më i mirë i Kupës së Botës në Spanjë, do të rrëfehet përmes një ekspozite, e cila do të përshkojë të gjitha fazat më të rëndësishme të jetës së tij, të ndara në seksione të ndryshme.
Në fund të rrugëtimit do të jetë e qartë se Paolo Rossi, edhe para se të bëhej një futbollist i madh, ishte një Njeri i madh, një person i aftë të përshkruante veten dhe veprat e tij me një gjuhë të vetme universale: atë të dashurisë, respektit, mirësisë dhe thjeshtësisë.
2 – 25 shkurt 2024
Muzeu Historik Kombëtar në Tiranë