Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Stefano Bollani – piano solo në Teatrin e Operës në Tiranë

S.Bollani_web

Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me Teatrin e Operës në Tiranë, ka kënaqësinë të prezantojë koncertin e pianistit Stefano Bollani.

Në Tiranë, për një premierë absolute. Bollani e konsideron muzikën një lojë zbavitëse, gjithmonë në rikrijim. Në koncertet e tij ai e lë veten të udhëhiqet nga muzika dhe publiku, duke magjepsur dëgjuesit, duke kaluar nga lirikja tek komikja, duke improvizuar, çmontuar dhe rindërtuar meloditë e atij që duket të jetë një repertor i pafund këngësh popullore italiane, klasikesh jazz amerikane,muzikë braziliane apo vendesh të tjera të Amerikës së Jugut, arie nga operat italiane, kompozitorë klasikë të shekullit të 20-të dhe kompozime të vetat.

Stefano Bollani. Një personazh eklektik, me një formim solid klasik dhe veprimtari të gjatë në jazz, kompozitor, krijues dhe prezantues televiziv, ai ka luajtur me Filarmonica della Scala, Gewandhaus të Leipzigut, Concertgebouw të Amsterdamit, Orchester de Paris dhe në disa raste me Orkestrën e Santa Cecilia, të drejtuar, ndër të tjerë, nga James Conlon, Daniel Harding dhe Antonio Pappano. Ndërkohë, ka vijuar “të matet” me muzikën jazz, duke regjistruar CD si solist ose i shoqëruar nga të tjerë instrumentistë, bashkëudhëtarë të këtij rrugëtimi. Vitet e fundit, ka eksperimentuar me sukses edhe drejtimin e programeve radiotelevizive si Via dei Matti numero 0, të shkruar dhe propozuar së bashku me bashkëshorten, Valentina Cenni dhe të transmetuara nga Rai3.

BLOOMING (LULËZIMI) – Sony Music 2023

Lulëzimi është momenti i transformimit, i çeljes, periudha në të cilën natyra fillon një cikël të ri jetësor, nxjerr në pah me mijëra ngjyrat, aromat dhe format e saj, duke u shfaqur pa turp për atë që është: një bekim. Ashtu si Muzika

Në Itali, pianisti-kompozitor Stefano Bollani është ai që mund të konsiderohet një superstar, së fundmi i mbiquajtur Gesamtkunstwerk (vepër arti) nga radio gjermane BR-Klassik. Përveç aktivitetit të tij intensiv dhe të gjithanshëm koncertor, ka bashkë-krijuar seriale të njohura radiofonike, drejtuar programe televizive me muzikantë me famë ndërkombëtare, shkruar libra të ndryshëm dhe bashkëprodhuar e marrë pjesë në shfaqje të ndryshme teatrale.

Bollani e konsideron muzikën një lojë të madhe, gjithmonë në rikrijim, dhe vazhdimisht kërkon stimuj, kudo, në  muzikën e së shkuarës, e aq më tepër duke eksploruar atë të sotmen, duke improvizuar aty për aty, siç ka bërë si në skenë ashtu edhe në studio: duke interpretuar solo (performanca e tij legjendare gjatë improvizimit jukebox-like medley, më e mira e realizuar ndonjëherë) ose me artistë të mëdhenj, si Richard Galliano, Chick Corea, Caetano Veloso, Egberto Gismonti, Chucho Valdés, Hector Zazou dhe mentori i tij Enrico Rava.

https://stefanobollani.com/it/biography/

29.01.2024 ora 19:00

Tiranë – Teatri i Operas dhe Baletit

Hyrja me biletë

 

  • Organizuar nga: Instituti Italian i Kulturës në Tiranë
  • Ne bashkepunim me: Teatri i Operas dhe Baletit Tiranë