Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të presë sociolinguisten Vera Gheno, në një takim publik në COD – Qendra për Hapje dhe Dialog më 11 janar në orën 17:30.
Vera Gheno është një sociolinguiste. E lindur në Hungari dhe e diplomuar për sociolinguistikë në Universitetin e Firences, ka mbrojtur doktoraturën për gjuhësi, pranë të njëjtit universitet. Ka bashkëpunuar për njëzet vjet me Accademia della Crusca dhe është përkthyese e gjuhës hungareze. Punon si docente e kontraktuar nga Universiteti i Firences dhe ai i LUMSA-s në Romë. E specializuar në komunikimin dixhital dhe gjuhët rinore, publikimet e saj të fundit përfshijnë: Femminili singolari. Il femminismo è nelle parole (2019), Potere alle parole. Perché usarle meglio (2019), Prima l’italiano. Come scrivere bene, parlare meglio e non fare brutte figure (2019), Parole contro la paura (2020), Le ragioni del dubbio. L’arte di usare le parole (2021) dhe Chiamami così. Normalità, diversità e tutte le parole nel mezzo (2022).
Në mëngjesin e 11 janarit Vera Gheno do të takohet me studentët e Fakultetit të Gjuhës Italiane në Universitetin e Tiranës.