Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Diana Çuli – Prezantim i librave të përkthyer në italisht

Diana-Culi

Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të rinovojë edhe këtë vit bashkëpunimin me Albania Letteraria. E nisim me takimin me shkrimtaren Diana Çuli, e cila do të prezantojë librat e saj të përkthyer në italisht.

Scrivere sull’acqua, Besa Muci Editore

Engjëj të Armatosur, Besa Muci Editore

Vrasje në Kryeministri, Castelvecchi Editore

Të pranishëm:

Autorja, Diana Çuli, shkrimtare dhe përkthyese

Anna Giulia Buonanno, mësuese e gjuhës dhe kulturës italiane

Anna Lattanzi, Albania Letteraria

Diana Çuli është një nga autoret më pjellore dhe përfaqësuese të skenës letrare shqiptare. Shkrimtare dhe përkthyese e vlerësuar me çmime në Shqipëri dhe jashtë saj, njihet në Itali, si për penën e saj, ashtu edhe për angazhimin e saj të madh si aktiviste për njohjen e të drejtave të grave. Duke analizuar librat e përkthyer në italisht, do të rigjurmojmë periudhat e ndryshme historike të Shqipërisë, të cilat kanë shënuar evolucionin kolektiv të njerëzve dhe të individit, do të hyjmë në botën e grave dhe do të diskutojmë për universin e larmishëm ballkanik. Diana Çuli lindi në Tiranë në vitin 1951. Ajo u diplomua për gjuhë-letërsi shqipe dhe ishte ende shumë e re kur bashkëpunoi me revistën Drita dhe më pas iu bashkua redaksisë Les lettres albanaises, me në krye të famshmin Kadare. Diana është autore në Shqipëri, e librave të suksesshëm, si Zëri i largët (La voce lontana, 1981),  Rrethi i kujtesës (Il circolo della memoria, 1984), Dreri i trotuarëve (Il cervo dei marciapiedi, 1990) dhe Requiem (1991). Janë tre vëllimet e përkthyera në italisht: Scrivere sull’acqua, (Besa Muci Editore), Angeli armati, (Besa Muci Editore), Assassinio nel Palazzo del governo, (Castelvecchi Editore). E saja është një penë shumëplanëshe, e cili i jep fillesë kompozimeve të zhanreve të ndryshme, duke filluar nga bota e tregimeve të shkurtra apo atyre giallo, për të mbërritur më pas tek universi i teatrit, ​​i cili ka përftuar skenarë tejet interesantë nga disa prej veprave të saj.

16.01.2024 ora 18:30

Biblioteka e IIC

Hyrja e lirë

 

  • Organizuar nga: Instituti Italian i Kulturës në Tiranë dhe Albania Letteraraia