Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

DANTE – Film i regjisorit Pupi Avati

DANTE-P.Avati

Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me Departamentin e Italishtes në Tiranë, Zyrën Arsimore të Ambasadës Italiane në Shqipëri dhe Ambasadën Italiane në Kosovë, ka kënaqësinë të organizojë shfaqjen e filmit:

Dante

nga Pupi Avati

Me Sergio Castellitto, Alessandro Sperduti, Enrico Lo Verso, Carlotta Gamba.

Biografike, 2022 l 94 minuta.

1350. Giovanni Boccaccio udhëzohet t’i çojë dhjetë monedha ari si kompensim simbolik Motër Beatrices, vajzës së Dante Alighieri-t, një murgeshë në Ravenna në manastirin e Santo Stefano degli Ulivi.

Dante vdiq në mërgim në vitin 1321, ndërsa fama e tij, falë popullarizimit të Komedisë, u përhap kudo. Njëzet vitet e tij të fundit ishin të tmerrshme, në arrati të vazhdueshme, duke kërkuar strehë në oborre të ndryshme, duke qenë i dënuar me djegie dhe prerje koke, si ai, ashtu edhe djemtë e tij, të larguar gjithashtu nga Firence.

Ndërkohë në kryeqytetin toskan ekuilibri i fuqive ka ndryshuar thellësisht dhe qyteti kërkon pajtim, edhe pse pas vdekjes, me një bashkëqytetar me një vlerë të tillë. Dhjetë monedhat e arta do të ishin kompensimi simbolik për konfiskimin e pasurive dhe për dënimin e djegies dhe prerjes së kokës të dekretuar gati gjysmë shekulli më parë nga bashkia fiorentine. Kundër asaj pjese të botës kishtare që e konsideron Komedinë si një vepër djallëzore, Giovanni Boccaccio, e pranon këtë detyrë me besimin se mund të kryejë një hetim mbi Danten, që do ta lejojë më pas të rrëfejë historinë e tij njerëzore dhe padrejtësitë që pësoi.

Në rrugëtimin e tij të gjatë, përveç vajzës së tij, Boccaccio do të takojë edhe ata që në vitet e fundit të mërgimit në Ravena i dhanë strehë dhe i ofruan mikpritje dhe ata që, përkundrazi, e refuzuan dhe e detyruan të mërgojë.

Duke rikthyer një pjesë të udhëtimit të Dantes nga Firence në Ravena, duke u ndalur në të njëjtat manastire, në të njëjtat fshatra, në të njëjtat kështjella, në hapjen e të njëjtave biblioteka, në pyetjet që bën dhe përgjigjet që merr, Boccaccio rindërton historinë njerëzore të Dantes, deri në atë pikë sa mundi të na tregojë të gjithë historinë e tij.

Filmi rrëfen historinë njerëzore të Dante Alighierit, sigurisht më i madhi dhe më i njohuri në botë, ndër të mëdhenjtë.

Projeksionet:

15.12.2023 ora 12:30

PRISHTINË – Auditoriumi i Universitetit UBT në Emshire

19.12.2023 ora 11:00

SHKODËR – Gjimnazi “28 Nentori”.

19.12.2023 ora 17:00

PRISHTINË – Aula Magna Filologji UP

20.12.2023 ora 11:45

TIRANE – Biblioteka II Tiranë (Seksioni dygjuhësh Ginnasio I.Qemali)

20.12.2023 ora 11:45

TIRANE – Biblioteka II Tiranë (Seksioni dygjuhësh Ginnasio I.Qemali”

21.12.2023 ora 10.30

TIRANE – Departamenti i Italishtes Tiranë

  • Organizuar nga: Instituti Italian i Kulturës në Tiranë
  • Ne bashkepunim me: Departamenti i Italishtes Tiranë, Zyra Arsimore e Ambasadës Italiane në Shqipëri, Ambasada e Italisë në Kosovë