Instituti Italian i Kulturës në Tiranë, në bashkëpunim me Bazament dhe Tirana ArtLab, ka kënaqësinë t’ju ftojë në përurimin e ekspozitës kolektive “Vazhdë”, aktivitet përmbyllës i Kurim me Përkujdesje, një program arsimor alternativ, i nisur dhe zhvilluar nga Tirana Art Lab – Qendra për Artin Bashkëkohor në bashkëpunim me Spazio Taverna Roma.
Përurimi: 30.11.2023 ora 19.00
Bazament Art Space – Rruga Pjeter Bogdani 37 Tirana
Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun nga 30/11 deri më 14.12.2023
Tetë artistë reflektojnë mbi aktin e transmetimit të njohurive ndër breza si një element themeltar i njerëzimit. Ky transferim njohurish është shumë më tepër sesa thjesht shkëmbim informacioni; ai ka të bëjë me përcjelljen e shpresave, ëndrrave, traumave dhe mënyrave të përballimit të tyre. Ai mishëron vetë thelbin e qenies njerëzore, duke formësuar veprimet dhe reflektimet tona si individë dhe si hallka në zinxhirin e historisë sonë kolektive. Kjo ekspozitë reflekton mbi identitetin personal, si dhe mbi vendin tonë brenda një narrative më të gjerë: çdo gjeneratë jep ndihmesë në këtë histori të vazhdueshme, duke i shtuar stilin dhe perspektivën e vet unike.