Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Alessio Puleo prezanton “Zemra ime të përket”

Alessio Puleo

Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të bashkëpunojë me shtëpinë botuese Toena, duke mundësuar praninë e shkrimtarit Alessio Puleo në Panairin e Librit në Tiranë.

Shkrimtari do të prezantojë botimin shqip të librit “Zemra ime të përket”

“Një lajm i papritur. Dërrmues. Nga ata që nuk të lënë rrugëdalje dhe që nuk do të doje kurrë t’i dëgjoje. Dhe pyet veten çfarë do të bëje nëse do të të ndodhte ty. […] Një fije shprese. E brishtë. Por e vetmja e mbetur. Ky është thelbi i këtij romani, shtysa fillestare që do të lëvizë ngjarjet.” Është loja e jetës, me hiperbolat dhe përmbysjet e papritura, që gërshetohet me historinë e dy të rinjve, Ales dhe Ilenias: ai – i stonuar dhe zemërgjerë; ajo – bukuroshe dhe e pakapshme. Pas shumë ulje-ngritjesh emocionale, dashuria shpërthen, e tërhequr nga një vorbull situatash që do t’i orientojnë lexuesit drejt befasive finale, ku jeta dhe vdekja përballen në një dyluftim të egër. Një ngjarje romantike dhe prekëse, që të bën për vete nga fillimi në fund. Një copëz jete nga djelmoshat e provincës me dëshirat, pafajësinë dhe ëndrrat e tyre.Parathënie nga Federico Moccia.

Alessio Puleo ka lindur në Carini, një fshat i vogël në provincën e Palermos, më 17 qershor 1981, por jeton dhe punon në Cinisi. Pasi u diplomua si topograf, në vitin 2001 vendosi të kryejë shërbimin ushtarak pranë Armës së Karabinierëve, në Batalionin XII të Karabinierëve në Sicili. Në vitin 2002, krijoi një shoqatë teatrore jofitimprurëse të quajtur “Aktorët rastësisht”, themeluar nga të rinjtë me qëllimin e vetëm për t’u argëtuar dhe për të pasur mundësinë për të kultivuar dëshirat e tyre për të bërë teatër. Pas përvoja së tij si Karabinier, Alessio filloi karrierën e tij të aktrimit në “Teatro Libero” në Palermo.

Në vitin 2007, botoi me Navarra Editore botimin e parë të librit “La mamma dei carabinieri” për Mimma Lupo, një grua që njohu gjatë shërbimit të tij si karabinier. Libri pati edhe një botim të dytë me parathënie nga Rita Borsellino dhe një të tretë me shtëpinë botuese Longanesi, që vendosi t’i japë ekskluzivitetin e romanit jo vetëm librarive siciliane, por të gjithë territorit kombëtar.

Në shtator 2012, Puleo botoi librin e tij të ri, “Zemra ime të përket”, botuar nga De Agostini. Është një roman që trajton temën delikate – shumë të gjerë dhe intriguese – të dhurimit të organeve. Aktualisht, libri ka arritur një sukses të madh dhe ka bërë që shkrimtari të vizitojë qendra të ndryshme të A.I.D.O. (Shoqata Italiane e Dhuruesve të Organeve) dhe shumë shkolla, për të takuar nxënësit dhe për të përhapur kulturën e dhurimit. Gjithashtu për këtë roman Alessio ka si dhuratë parathënien nga një personazh i shquar, Federico Moccia, një shkrimtar i madh i ditëve tona, si dhe pasthënien mjaft të bukur nga A.I.D.O.

Libri është përkthyer dhe botuar në 15 vende të tjera, duke u kthyer në një Best Seller ndërkombëtar.

Duke u nisur nga kërkesat e shumta, Alessio vendosi të shkruante ‘vazhdimin’ e “Zemra ime të përket”, i cili në muajt e parë të vitit 2017, u botua në Spanjë dhe Amerikën Latine me titullin “Los infinitos latidos del corazon”.

http://www.alessiopuleo.it/biografia.php?lang=ITA

15.11.2023 ora 18:00

Stenda TOENA

16.11.2023 ora 18:00

COD – Center For Openness And Dialogue

  • Organizuar nga: Shtëpia botuese Toena
  • Ne bashkepunim me: Instituti Italian i Kulturës në Tiranë