Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me shtëpinë botuese Dudal dhe Universitetin Katolik “Zonja e Këshillit të Mirë”, ka kënaqësinë të paraqesë takimin me Daria Bignardi-n, gazetare, prezantuese në radio dhe televizion, shkrimtare dhe ish-drejtuese e kompanisë italiane.
Aktiviteti i titulluar “Takim me Daria Bignardi – Universi femëror sipas shkrimtares dhe prezantueses televizive që ka jetuar shumë jetë”, do të mbahet më 10 nëntor 2023 në orën 15:00 në Aula Magna.
E lindur në vitin 1961 në Ferrara (qytet me të cilin ajo është shumë e lidhur), Daria Bignardi është padyshim shumëplanëshe. E rezervuar, elegante, rigoroze, kur e njeh nga afër më e thjeshtë nga sa duket. Të gjitha së bashku. Kjo mund të jetë arsyeja pse ka qenë dhe vazhdon të jetë e aftë të ndërthurë profesione e përvoja të largëta nga njëra-tjetra. Me pasion të parreshtur në çdo gjë që bën, jepet me mish e me shpirt, dhe më tej kur ka dhënë gjithçka dhe ka përfunduar projektin, ndryshon. Ndryshon programin, librin, pamjen, rrjetin. Shpesh është pyetur se çfarë i pëlqen më shumë nga përvojat e punës, dhe ajo përgjigjet “gjithçka”. Por kjo nuk është plotësisht e vërtetë. Zemra e saj rreh fort për librat. Dhe të qenit shkrimtare e bën të ndihet në Parajsë.
10.11.2023 ora 15:00
Aula Magna – Universiteti Katolik “Zonja e Këshillit të Mirë”
Gjuha e aktivitetit: italisht