Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Tom Kuka prezanton “Ora e ligë” dhe “Flama”

Invito_Tom Kuka_web

Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të rinovojë bashkëpunimin me Albania Letteraria, duke organizuar takimin me shkrimtarin Tom Kuka, alias Enkel Demi.

Librat për të cilët do të flasim do të jenë ata të përkthyer në italisht:

Ora e ligë, Besa Muci, 2021

Flama, Besa Muci, 2022. Libri fitues i Çmimit të Bashkimit Evropian për Letërsinë, 2021 (për botimin në gjuhën shqipe).

Tom Kuka, alias, Enkel Demi është fitues i shumë çmimeve dhe një nga autorët më të vlerësuar  të skenës letrare aktuale shqiptare. Duke u nisur nga librat e tij të përkthyer në italisht, Ora e ligë, Besa Muci 2021 dhe Flama, Besa Muci, 2022, libri që fitoi Çmimin e  Bashkimit Evropian për Letërsinë në vitin 2021, do të flasim për Shqipërinë e djeshme për të përshkruar atë të sotmen, për doket dhe zakonet e saj, si  dhe për evolucionin  politiko-shoqëror.

Autori do të bashkëbiseojë me Aida Baro, redaktore dhe përkthyese, si dhe me Anna Lattanzi, kryeredaktore e Albania Letteraria.

Gazetari i mirënjohur në Shqipëri, dhe shkrimtar i vlerësuar me shumë çmime, Tom Kuka botoi romanin e tij të parë Hide mbi kalldrëm, në nëntor 2016, me pseudonimin Tom Kuka, një roman policor i vendosur në Tiranë, Shqipëri, në vitet 1930. Dy vjet më vonë, në nëntor 2018, Kuka u rikthye me një tjetër vëllim, Gurët e vetmisë, një sagë familjare që tregon kalvarin e arratisjes nga toka e të parëve, të një popullsie që migron duke lënë shumë pas jetën e mëparshme. Për këtë roman ai fitoi Çmimin Kombëtar të Letërsisë në vitin 2019. Në nëntor të po këtij viti, botoi romanin e tretë, Ora e ligë. Në një epokë pa kohë, ku dominon ligji i armëve dhe i hakmarrjes, Sali Kamati, trashëgimtar i një shtëpie fisnike, detyrohet të marrë gjakun e vëllait të vrarë, për të mbrojtur nderin. Romani i tij i katërt i titulluar “Flama”, rrëfen fatkeqësi të çuditshme që tronditin Tiranën, duke e mbajtur atë të mbërthyer fort në një varg ngjarjesh enigmatike e të pashpjegueshme. Sikur të mos mjaftonte kjo, inspektori Di Hima, thirret të hedhë dritë mbi një krim të tmerrshëm: vrasjen e një fallxhore, një grua xhuxhe, që fsheh dhe mbron një vajzë katërvjeçare. A është ky një incident i izoluar, apo tehu misterioz do të vazhdojë të përgjakë qytetin? Karaktere të veçantë, komplot bindës, temë ndjellëse dhe mjeshtëri e lartë: kështu shfaqet metafora e “së keqes individuale në turbullirën kolektive”, në një roman që përshkruan hijet e një Sodome moderne.

E martë 7 nëntor 2023 në orën 18.30

Biblioteka e IIC Tiranë

Hyrja e lirë

  • Organizuar nga: IIC Tirana e Albania Letteraria