Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

“Kurim me Përkujdesje” – Prezantim nga Anna Santomauro

Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të mirëpresë prezantimin e Anna Santomauro, si pjesë e projektit “Kurim me përkujdesje”.

Prezantim publik nga Anna Santomauro

Vessel: Institucionalizimi si praktikë sociale në të gjithë zonat gjeografike

E premte 29 shtator në orën 19:00

Instituti Italian i Kulturës në Tiranë

Në kuadër të edicionit të parë të programit të edukimit alternativ “Kurim me përkujdesje”, ju ftojmë në konferencën e parë publike si pjesë e këtij programi. Në këtë prezantim, kuratorja Anna Santomauro do të reflektojë mbi Vessel, një agjenci kërkimore nomade dhe organizatë kuratoriale që ajo bashkëthemeloi në 2011 me Viviana Checchia. Vessel është një platformë kritike diskutimi mbi ndryshimet kulturore, sociale, ekonomike dhe politike të krijuara përmes punës së bazuar në komunitet, me qendër në Pulia, Itali. Vessel i ka kushtuar vëmendje të madhe përcaktimit dhe zhvillimit të praktikave artistike të angazhuara në shoqëri dhe ka ndihmuar ndërkombëtarisht, përmes aplikimit të mjeteve dhe metodave të angazhuara shoqërore në praktikën bashkëkohore kuratoriale, gjithmonë nga një këndvështrim i ndryshëm nga ai i zakonshmi.

Anna Santomauro është kuratore, formuese dhe studiuese e mikropolitikës dhe praktikave të lokalizuara ekologjike. Në vitin 2017 ajo iu bashkua Arts Catalyst (Sheffield, MB) si kuratore dhe në vitin 2022 u emërua anëtare e lartë kërkimore në Universitetin Sheffield Hallam. Në vitin 2011, Santomauro bashkëthemeloi Vessel në Pulia (Itali), një organizatë jofitimprurëse e artit kushtuar programimit publik në lidhje me çështjet bashkëkohore sociale, politike dhe ekonomike. Midis 2015 dhe 2018 Santomauro ishte një programuese publike në Eastside Projects (Birmingham) dhe kuratore në rezidencë në Grand Union (Birmingham). Santomauro ishte një nga fitueset e ICI/Dedalus Research Award. Ajo është kandidate për doktoraturë në Universitetin e Wolverhampton.

“Kurim me përkujdesje”  është një program trajnimi dhe seminari alternativ, i promovuar dhe mbështetur nga Instituti Italian i Kulturës së Tiranës dhe i iniciuar dhe zhvilluar nga Tirana Art Lab – Qendra për Artin Bashkëkohor.

Ky edicion i parë i programit është kuruar në bashkëpunim me Spazio Taverna Roma.

  • Organizuar nga: Tirana ArtLab
  • Ne bashkepunim me: Instituti Italian i Kulturës në Tiranë