Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Ilaria Pilar Pattasini – “Me këndu zërin”

Nata e parë, do të fokusohet kryesisht tek kompozitori ikonik, jo vetëm italian por ndërkombëtar, i Nëntëqindës, Luciano Berio, interpretuar përmes Folk Songs nga kantautorja Ilaria Pilar Patassini, shoqëruar nga ansambli i Orkestrës së Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Së bashku me repertorin e saj elegant dhe origjinal me konotacione mbështjellëse të zhanrit pop-jazz, e shoqëruar nga Federico Ferrandina në kitarë, kantautorja do të propozojë më pas disa këngë tradicionale shqiptare, të rishikuara së bashku me pianistin Robert Bisha.

ILARIA PILAR PATASSINI

Këngëtare, interpretuese dhe kantautore, në botën e saj, puqet muzika klasike, xhazi, world music dhe poezia. Gjashtë janë albumet e realizuar nga artistja, që paralelisht me punën e saj si kantautore, vazhdon të ndërmarrë me sukses projekte të rëndësishme si interpretuese. Bashkëpunon me dirigjentin dhe producentin britanik Geoff Westley, Peppe Servillo, bandoneonistin Daniele di Bonaventura, shkrimtarin dhe gazetarin Antonio Iovane dhe pianistin Roberto Tarenzi. E diplomuar për Kanto Klasike dhe Muzikë Vokale Dhome, jep lëndën e “Interpretimit të Këngëve italiane dhe ndërkombëtare të Autorit “, pranë Akademisë së Lartë “Officina Pasolini” në Romë.

Në vitin 2023 doli në treg albumi i saj i gjashtë “Terra senza Terra”, me shtëpinë diskografike Parco të Musica Records.

FEDERICO FERRANDINA

 

Kompozitor, kitarist, songwriter, producent, fitues i dy çmimeve Global Music Awards. Shumë prej kompozimeve të tij janë pjesë e kolonave zanore të filmave dhe serialeve televizive në Itali, Shtetet e Bashkuara, Francë, Poloni dhe Kanada.

Prej shumë vitesh bashkëpunëtor i ngushtë i Ilaria Pilar Patassini-t, si dhe i yllit turk të world music Omer Faruk Tekbilek. Punon si aranzhues me artistin Michele Bravi dhe është autor i këngës Guerra, të interpretuar nga artistja Drusilla Foer gjatë edicionit 2022 të Festivalit të Sanremos. Ka realizuar gjithashtu musical-et You, Fascinating You, finalist në edicionin 2015 të Festivalit të Teatrit Muzikor të Çikagos dhe pjesë e projektit ndërkombëtar “Playing For Change”.

  • Organizuar nga: Instituti Italian i Kulturës në Tiranë
  • Ne bashkepunim me: Bashkia Tiranë dhe Teatri Metropol