Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

John De Leo – “Me këndu zërin”

Nata e dytë, do të ketë për protagonist një nga zërat unik të Italisë së sotme. John De Leo. Kantautor, kompozitor dhe interpretues, ai do të performojë këtë herë në trio, me një repertor origjinal. Mes blues-it dhe elektronikës bashkëkohore, rokut avangard dhe xhazit, De Leo thjesht përshkon zhanre të ndryshme, duke përftuar më pas thelbin e tyre, në nota vokale të personifikuara.

John De Leo (Massimo De Leonardis) është këngëtar dhe kompozitor italian, një artist transversal me stil vokal fleksibël dhe eksperimental. Zëri i tij instrumental është pjesë e një koncepti të artikuluar kompozicional, i cili bazohet tek folklori popullor, muzika jazz, rock, ajo klasike bashkëkohore, deri tek reading dhe artet interpretuese.

Kritiku dhe muzikologu italian Stefano Zenni, e përkufizon atë si “këngëtarin e sotshëm më të rëndësishëm në Itali”. Ù

Bashkëthemelues i Quintorigo, ka qenë pjesë e ansamblit nga viti 1992 deri në 2004. Aktualisht performon me orkestrën e tij JDL Grande Abarasse (nëntë elementë), me kuartetin Jazzabilly Lovers, në trio me Fabrizio Tarroni-n në kitarë gjysmë akustike dhe Franco Naddei-n në manipulim zëri, si dhe në duo me pianisten Rita Marcotulli në projektin Cine-Città.

Kryetar i Shoqatës Kulturore Lugocontemporanea, që prej vitit 2005 ka organizuar Festivalin me të njëjtin emër të Muzikës, si dhe forma të tjera shprehëse në Lugo di Romagna. Në vitin 2016, u nderua duke u zgjedhur Ambasador UNESCO Të rinjtë për kulturën.

Aktualisht po punon për albumin e tij të ri, me këngë krejtëisht të reja.

  • Organizuar nga: Instituti Italian i Kulturës në Tiranë
  • Ne bashkepunim me: Bashkia Tiranë dhe Teatri Metropol