Në natën e tretë, do të ndodhë për të parën herë takimi në të njëjtën skenë mes polifonisë tradicionale të Sardenjës “Canto a tenore” dhe Iso-polifonisë, traditë e Shqipërisë së Jugut, të dyja pjesë e trashëgimisë së Unesco-s.
Pjesa e dytë të koncertit të dyfishtë, do të ketë si protagonistë dy projekte të rinj eksperimental, që lidhen me dy traditat polifonike.
“Indindara” nga Zoe Pia, klarinetiste improvizuese dhe instrumentiste në Launeddas. Në projektin e lindur në 2022, Pia prezantohet si një improvizuese në jazz-in etnik italian bashkëkohor, duke eksperimentuar një linjë krejtësisht personale, e cila e bën një nga muzikantet më interesante në Itali.
“Frymë”, është projekti i Robert Bishës, pianist, improvizues, kompozitor italo-shqiptar. I lindur në vitin 2015, projekti fokusohet gjerësisht tek llojet e shkallëve pentatonike të pranishme në traditën shqiptare, për të përshkuar më pas notat avangardiste të jazz-it bashkëkohor.
Nata e tretë, do të prihet nga konferenca dhe biseda me Nicola Scaldaferri, etnomuzikolog, kompozitor, multiinstrumentist dhe profesor i etnomuzikologjisë pranë Universitetit Shtetëror të Milanos.
7/10/2023 ora 18:30
Nicola Scaldaferri – Konferencë etnomusikologjike
07/10/2023 ora 20:00
Koncert i Zoe Pia & Tenores di Orosei – Robert Bisha & Iso Polyphonic Choir
NICOLA SCALDAFERRI
Nicola Scaldaferri (arbëresh nga S. Costantino Albanese) jep mësime Etnomuzikologjie pranë Universitetit të Milanos, ku drejton LEAV (Laboratorin e Etnografisë Audiovizuale).
Ka kryer kërkime në terren nëpër Shqipëri, Kosovë, Itali Jugore e Burkina Faso. Një interes i veçantë i tij është ai ndaj zërit, si në aspektin e traditave muzikore, ashtu edhe në atë të praktikave bashkëkohore kompozicionale.
Kurator i vëllimit Wild Songs Sweet Songs (Harvard University Press 2021), mbi këngën epike shqiptare, së bashku me Lorenzo Ferrarini, është edhe autor i librit Sonic Ethnography (Manchester University Press 2020), fitues i Best Book Prize ICTM.
ZOE PIA
Klarinetiste, kompozitore, studiuese e apasionuar sarde, krijuese dhe drejtuese gjithashtu e disa festivaleve dhe projekteve edukative. Ka studiuar muzikë klasike, kompozim dhe xhaz avangard; veprimtaria e saj profesionale ka pasur bashkëpunime të gjera që në moshë të vogël.
Albumi i saj debutues Shardana (Caligola Record 2016), pati sukses të madh dhe i mundësoi pjesëmarrjen në skenat e festivaleve më të rëndësishëm të xhazit në Itali dhe jashtë saj.
Që nga viti 2018 është krijuese dhe drejtore artistike e Pedras et Sonus Jazz Festival, në Marmilla; në vitin 2022, ishte krijuese dhe menaxhere projekti e programit edukativ Little Jazz Festival.
Në vitin 2023, u emërua drejtore artistike dhe menaxhere e projektit të Maggio Rodigino 2023.
TENORE DE OROSEI ANTONI MILIA
Tenore de Orosei Antoni Milia është emri i një prej ansambleve vokale më të famshme të Sardenjës, i cili, në panoramën ndërkombëtare të muzikës Etnike dhe Kishtare, ka arritur të krijojë një vend të spikatur. Grupi ofron një repertor të përbërë nga këngë të shenjta, të quajtura a cuncordu, dhe këngë profane, të quajtur a tenore, dhe me kalimin e kohës është i hapur për bashkëpunime me shprehje të tjera muzikore të skenës ndërkombëtare, gjë që i ka mundësuar turne të vazhdueshëm në Itali dhe botë.
ROBERT BISHA
Robert Bisha è un pianista, compositore, improvvisatore e uno dei più dotati polistrumentisti.
La sua musica è contemporanea, arricchita con il jazz d’avanguardia.
È un pianista eclettico, la cui originalità musicale si mescola con lo studio, implementando così la tecnica perfetta della musica classica a una ricerca dell’armonia contemporanea e allo studio del ricco folklore albanese e mediterraneo.
Robert Bisha është pianist, kompozitor, improvizues dhe një nga multiinstrumentistët më të talentuar.
Muzika e tij është bashkëkohore, e pasuruar me xhazin avangard.
Ai është një pianist eklektik, origjinaliteti muzikor i të cilit ndërthuret me studimin, duke zbatuar kështu teknikën e përsosur të muzikës klasike, në kërkim të harmonisë bashkëkohore dhe studimit të folklorit të pasur shqiptar dhe mesdhetar.
CORO ISO – POLIFONICO
Albanian Iso-Polyphonic Choir u themelua në vitin 1990 dhe anëtarët e tij vijnë nga rajone të ndryshme jugore, ku tradita orale polivokale është ende e rrënjosur ngultas në realitetin muzikor dhe ritual shqiptar. Anëtarët e grupit kanë njohuri të thella të shprehjeve të ndryshme të këngës tradicionale polivokale, të zgjedhur nga UNESCO si “Trashëgimi kulturore e Njerëzimit” që prej vitit 2005.