Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Filmi “LA DEA FORTUNA” nga Ferzan Ozpetek në Queer Film Marathon Tirana

Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të marrë pjesë në Maratonën e Filmit Queer Tirana me shfaqjen e filmit:

“LA DEA FORTUNA” nga Ferzan Ozpetek

Me: Stefano Accorsi, Edoardo Leo, Jasmine Trinca, Sara Ciocca, Edoardo Brandi. Titulli ndërkombëtar: Goddess of Fortune.

Komedi – Itali, 2019, kohëzgjatja 118 minuta.

Filmi ka fituar 8 nominime dhe 3 Shirita të Argjendtë; 4 nominime dhe dy çmime në Festivalin David di Donatello

21.10.2023 ora 18:00

Qendra Kulturore Tulla

La Dea Fortuna, filmi i drejtuar nga Ferzan Ozpetek, me protagonistë Alessandro (Stefano Accorsi) dhe Arturo (Edoardo Leo), së bashku prej më shumë se 15 vitesh. Ashtu si shumë çifte afatgjatë, edhe marrëdhënia e tyre, në fillim e karakterizuar nga një dallgë e fortë pasioni, ka ndryshuar me kalimin e kohës. Momentet e zjarrta janë pakësuar, duke i lënë vend dashamirësisë. Kohët e fundit, megjithatë, lidhja e tyre duket se nuk është më në gjendje të kapërcejë asnjë pengesë, duke e tërhequr marrëdhënien e tyre në një krizë të vërtetë. Një ditë, Annamaria (Jasmine Trinca), shoqja më e mirë e Alessandros, lë dy fëmijët e saj në kujdestarinë e tij dhe të partnerit. Ardhja e papritur e fëmijëve në jetën e tyre, i jep një pikë kthese çiftit dhe rutinës së mërzitshme në të cilën kanë rënë. Alessandro dhe Arturo, përfundojnë duke bërë një zgjedhje totalisht të çmendur… por çdo dashuri e madhe fsheh pak çmenduri brenda vetes.

  • Organizuar nga: Queer Film Marathon Tirana
  • Ne bashkepunim me: Instituti Italian i Kulturës në Tiranë