ITALISHTJA DHE QËNDRUESHMËRIA
____________
16 – 22 tetor 2023
* E hënë, 16 tetor, ora 18.00, Muzeu Kombëtar i Kosovës (Lapidarium) – Me ftesë
Përurimi i ekspozitës së vizatimeve, me titull “Përsosmëritë italiane – Ilustrime për Italo Calvino”
Ekspozita e hapur për publikun 17-22 tetor, ora 10.00-18.00, hyrja e lirë
* E mërkurë, 18 tetor, ora 17:00. Ambasada Italiane – Me ftesë
“Një fëmijë dhe lufta: Shtegu i foleve të merimangave nga Italo Calvino”. Konferencë e Riccardo Castellana (Universiteti i Sienës) me rastin e njëqindvjetorit të Calvinos (1923 – 1985), një prej shkrimtarëve italianë më pjellorë dhe më me ndikim të shekullit të 20-të. Moderatore: Majlinda Bregasi (Universiteti i Prishtinës Hasan Prishtina). Në italisht me përkthim simultan në shqip.
* E enjte, 19 tetor, ora 12.00, Fakulteti Filologjik, Universiteti i Prishtinës – TBC
Bisedë me Christian Balzano “Jashtë nga bota”. Një projekt që shtron pyetje lidhur me kushtet e planetit, ndër të cilat më kryesorja: “A mundet identiteti historik dhe kulturor i një vendi, i një komuniteti, të pështjellohet dhe ndryshojë krejtësisht nga bashkëjetesa me njerëz të tjerë, me identitete të ndryshme?”. Hyrje nga: Majlinda Bregasi (Universiteti i Prishtinës Hasan Prishtina)
* E premte, 20 tetor, ora 13.00, Kinema Kino Armata
Shfaqja e filmit të animuar “Yaya dhe Lennie – The Walking Liberty” (2021), nga Alessandro Rak (italisht me titra anglisht). Hyrja e lirë
* Gjatë gjithë javës
Lexime speciale të teksteve të Italo Calvino-s dhe aktivitete të tjera në “Qendrën e Gjuhës” pranë Universitetit të Prishtinës Hasan Prishtina, “Shkolla Don Bosko” dhe “Qendra Dante”, kuruar nga Raffaella Ritucci (profesor i MPJ-së italiane), Andijana Makolli. dhe Arjeta Berisha.