Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

PrIVocalFest edicioni i VI-të (Prishtinë 4-14 tetor)

Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të marrë pjesë në edicionin e VI-të të PriVocal Fest (Prishtinë, 4-14 tetor) me pjesëmarrjen e klavicembalistit Jusuf Beshiri, në një koncert me muzikë të Luciano Berio-s.

Jusuf Beshiri filloi studimet për piano në moshën 6-vjeçare dhe në vitin 1989 i përfundoi me rezultate të larta, për të vazhduar në vitin 1991 në Milano,  studimet për organo dhe kompozim, pranë Konservatorit Giuseppe Verdi nën drejtimin e Ivana Valotti.

Në vitin 1998 u diplomua për oragno dhe kompozim.

Në të njëjtën kohë, iu kushtua studimit të klaviçembaleve dhe instrumenteve historike në Accademia Internazionale della Musica  Scuola Civica di Milano, seksioni i Muzikës Antike, duke ndjekur mësimet e Laura Alvini, Lorenzo Ghielmi dhe Edoardo Bellotti, e duke përfunduar studimet në  Konservatorin Giuseppe Verdi me Mariolina Porrà. Në vitin 2001, ishte ndër të parët që mori diplomën eksperimentale në instrumentet antike: klaviçembal, fortepiano dhe klavikord me nota të larta.

Në të njëjtin vit, fitoi çmimin G. Gambi në Konkursin Kombëtar të Harpsichord në Pesaro.

Nga viti 2000 deri në vitin 2011, realizoi disa koncerte si anëtar i përhershëm i United Europe Chamber Orchestra si klaviçembalist, fortepianist dhe organist, duke bërë regjistrime për RCA, Italian Way Music dhe Video Rhona Classic.

Organizon rregullisht koncerte në qytete të ndryshme italiane si dhe jashtë, si solist organo dhe piano, si në duo ashtu edhe në grupe të muzikës së dhomës, si dhe si klaviçembal në ansamble të ndryshme me instrumente antike!

Repertori i tij përfshin mbi të gjitha muzikën e shekullit të shtatëmbëdhjetë dhe të tetëmbëdhjetë, të trajtuara si në organo, ashtu edhe në klaviçembal.

Ka punuar si mësues pianoje pranë Accademia Internazionale della Musica, Scuola Civica di Milano, nga viti 2003 deri në vitin 2010.

Në vitin 2008, me rastin e aktivizimit nga Qeveria e shtetit Shqiptar të Brain Gain Programme, United Nations Development Programme (UNDP), u ftua të sjellë përvojën e tij të mësimdhënies në Universitetin e Arteve të Bukura të Tiranës, duke hapur për herë të parë në Shqipëri, katedrën e klaviçembalit dhe muzikës baroke, ku është profesor i asociuar!

Pasioni për të shtrirë kulturën baroke në Shqipëri së bashku me promovimin e trashëgimisë kulturore kombëtare, e ka shtyrë në konceptimin dhe organizimin e një eventi unik si Festivali Ndërkombëtar “Vox Baroque”, ku tingujt barok mund të vlerësohen në ambientet e brendshme të kishave historike, amfiteatrove romake dhe siteve arkeologjike.

Il programma.

4 tetor në orën 20:00

Amfiteatri i Bibliotekës në Prishtinë

  • Organizuar nga: PrIVocalFest 2023
  • Ne bashkepunim me: Instituti Italian i Kulturës në Tiranë