Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të mbështesë edicionin e IX të Festivalit të DEA Open Air Film Festival me shfaqjen e filmit:
BLACK BITS nga Alessio Liguori
Me: Yvonne Mai, Jordan Alexandra, Sebastian Fabijanski, Amelia Clay
Thriller – Itali, Poloni, 2023, kohëzgjatja 84 minuta
Dora dhe Beth, dy dashnore e hajdute rishtare, i grabisin neuroçipe të çmuara të gjeneratës së fundit, një kompanie misterioze, e cila është aktive në Dark Web.
Të dyja, pas mbërritjes në një Safe House të humbur mes maleve, me qëllim shkëmbimin e mundshëm me para të pajisjeve të vjedhura, shumë shpejt kuptojnë se ai vend i qetë në fakt fsheh diçka misterioze. Mungon çdo lloj lidhjeje, furnizimet ushqimore janë të racionuara dhe një njeri me sjellje të çuditshme, që nuk ka asnjë lidhje me shkëmbimin, iu afrohet duke iu ngjallur dyshime të shumta.
Zhdukja e mëvonshme e neuroçipëve është vetëm elementi i parë e një tabloje shumë më të rrezikshme dhe të ndërlikuar, që do t’i shtyjë drejt një lufte të skajshme për mbijetesë, ku asgjë nuk është ashtu siç duket…
Mos kanë përfunduar në diçka të papritur dhe më të madhe se ato vetë? Si do t’ia bëjnë për të shpëtuar?
9/10/2023 në orën 20:00
Amfiteatri i Universitetit të Arteve të Tiranës
Hyrja e lirë